Kërkohet angazhim serioz për të fituar garën për mjedis më të pastër
Udhëheqës të KRM “Pastërtia” dhe përfaqësues të GiZ-it gjerman takuan punëtorët e njësisë operative të kësaj kompanie në Shtime, me ç’rast u bashkëbisedua për të rritur volumin e punëve, në mënyrë që të fitohet gara e cila është duke u zhvilluar mes kompanive publike të mbeturinave në 16 komuna. Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi, u tha punëtorëve të njësisë në Shtime, se ky vit është më sfiduesi që nga paslufta, pasi në garë janë edhe 15 komuna të tjera, për të pasur një mjedis më të pastër. Kryeshefi Hetemi, tha se me fitoren e garës, do të vijnë grantet nga të cilat do të përfitojë kompania, e që do të lehtësojë punën e punëtorëve në terren. Ai gjithashtu ju tha punëtorëve që serioziteti dhe përkushtimi i shtuar në punë gjatë këtij viti, do të thotë tejkalim dhe njëherit zgjidhje afatgjate edhe për problemet financiare me të…
Konkurs
KONKURS 1
MBLEDHJA E PËRGJITHSHME E AKSIONARËVE ME BORDIN E DREJTORËVE TË KRM ”PASTËRTIA”SH.A. FERIZAJ
Data: 26.04.2016 Mbledhjen e Përgjithëshme të Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve të Krm”Patsërtia” Sh.a e shpalli të hapur kryesuesja Abetare Kurti .Gjatë mbledhjes u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar ,mbledhja vazhdoi me diskutime për gjendjen e kompanisë ,Raportin Vjetor të Punës 2015 dhe Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2015.Në këtë mbledhje u miratuan dy raportet.Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe pikat tjera të rendit të ditës të parapara me këtë agjendë. Anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve gjatë mbledhjes dhanë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre për çështjet të caktuara me qëllimit të përmirësimit të gjendjes , ata ishin të kënaqur me ecurine e zhvilllimeve nëpër të cilat ka kaluar kompania.Mbledhja përfundoi me dëshirën dhe shpresën që gjendja në kompani të ketë vetëm përmirësime dhe përparime .
Vizita e ekspertes gjermane Ute Sonnen në Krm”Pastërtia”Sh.a
Kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastërtia” sh.a e vizitoi ekspertja e kompanisë gjermane SES, e angazhuar nga GIZ për projektin “Gara për mjedis të pastër” në Kosovë, Ute Sonnen. Gjatë vizitës znj.Ute Sonnen pati takim me anëtarët e Bordi të Drejtorëve dhe Kryeshefin Ekzekutiv në të cilin u njoftua për gjendjen aktuale të kompanisë , problemet dhe veshtirësite që po i has kompania dhe punëtorët e saj gjatë procesit të punës. Znj .Sonnen vizitoi edhe punëtorinë e kompanisë dhe u njoftua për punën në terren. Ekspertja Sonnen ofroi mbështetje për anëtarët e Bordit si dhe përkrahje për kompaninë tonë .
Takimi i mbajtur ndërmjet punëtorëve të Krm”Pastërtia” Sh.a dhe Giz-it gjerman
Menaxhmenti i Krm”Pastërtia”Sh.a në bashkpunim me Giz-in gjerman organizoi një takim me punëtorët e kompanisë . Takimi kishte qëllim informues rreth ecurisë për garën e cila po zhvillohet ndërmjet kompanive publike të mbeturinave për të përfituar projektin e financuar nga I Giz-I gjerman dhe aksionet e kompanisë për të pasur një mjedis më të pastër
Lista e klientëve (amvisëritë) që përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve
[embeddoc url=”http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Lista-e-klienteve-te-Amvisnise-3.pdf”]
Lista e klientëve (biznese) që përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve
[embeddoc url=”http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Lista-e-klienteve-komercial.pdf”]
Mbledhja e rregulltë e Bordit të Drejtorëve
[embeddoc url=”http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Raport-i-Mbledhjes-29.03.2016-1.doc” viewer=”microsoft”]
Intervista e Kryeshefit Ekzekutiv të Krm Pastëtria Sh.a.Ferizaj z. Dugagjin Etemi
Intervista e Kryeshefit Ekzekutiv të Krm Pastëtria Sh.a.Ferizaj z. Dugagjin Etemi rreth funksionimit, sfidave, vështirërsive të Kompanisë ,vështirësive të inkasimit dhe faljen e Borxheve sipas Ligjit për faljen e borxheve publike.Kryeshefi Ekzekutiv iu bënë thirrje qytetarëve që të lajmërohen në zyret për klientë të Krm “ Pastërtia” sh .a Ferizaj deri në Gusht të këtij viti që të bëhet pastrimi i borxheve të vjetra dhe riprogramimi I borxheve të periudhës pas vitit 2009.Gjatë intervistës Kryeshefi I Kompanisë ceku bashkpunimi me Giz-in si dhe garën e cila po zhvillohet ndërmjet kompanive publike të mbeturinave për të përfituar projektin e financuar nga I Giz-I gjerman dhe aksionet e kompanisë për të pasur një mjedis më të pastër. Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:
Pastrimi i deponive te egra
Krm”Pastërtia” sh .a si kompani e cila qysh nga themelimi u përkujdes dhe përkujdeset dhe tani për mirëmbajtjen pastërtinë dhe ruajtjen e ambientit të regjionit të Ferizajit ndërrmori disa aksione me ekipe vullnetare nga shkollat ,institucione përfaqsues të komunave për pastrimin e vendeve në të cilat janë krijuar deponi të mbeturinave . Falë kontributit të punëtorëve të kompanisë tonë angazhimit të nxënësve të shkollës profesionale të Shtimes , Komunës së Shtimes , Giz-it u pastru parku i astuquajtur te ” Pishat” dhe u larguan mbeturinat të cilat kishin krijuar deponi në këtë pjesë të qytetit të Shtimes . Deponia tjetwr e krijuar në qytetin e Shtimes ishte ajo në fshatin Zborc , ku në këtë aksion për pastrimin dhe largimin e mbeturinave ndihmuan nxënësit e shkollës”Avdullah Shabani “si dhe institucionet e cekura me lartë. Në Fshatin Zllatar të Ferizajit u pastrua pjesa në të cilën ishte krijuar deponia e egwr…