Kërkohet angazhim serioz për të fituar garën për mjedis më të pastër

Kërkohet angazhim serioz për të fituar garën për mjedis më të pastër

Udhëheqës të KRM “Pastërtia” dhe përfaqësues të GiZ-it gjerman takuan punëtorët e njësisë operative të kësaj kompanie në Shtime, me ç’rast u bashkëbisedua për të rritur volumin e punëve, në mënyrë që të fitohet gara e cila është duke u zhvilluar mes kompanive publike të mbeturinave në 16 komuna.

 

 

 13321018_10206290970865018_1776671272_oKryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi, u tha punëtorëve të njësisë në Shtime, se ky vit është më sfiduesi që nga paslufta, pasi në garë janë edhe 15 komuna të tjera, për të pasur një mjedis më të pastër. Kryeshefi Hetemi, tha se me fitoren e garës, do të vijnë grantet nga të cilat do të përfitojë kompania, e që do të lehtësojë punën e punëtorëve në terren. Ai gjithashtu ju tha punëtorëve që serioziteti dhe përkushtimi i shtuar në punë gjatë këtij viti, do të thotë tejkalim dhe njëherit zgjidhje afatgjate edhe për problemet financiare me të cilat po ballafaqohet kompania.

 

Ne garojmë për një projekt që do qasje serioze më shumë se në të gjitha vitet e kaluara që nga paslufta, në mënyrë që të përfitohen grantet përmes së cilave do të lehtësohet puna juaj, sidomos e atyre që jeni në terren. Unë e çmoj lart angazhimin tua jtë deritashëm, sepse jeni ata që menjëher pas minatorëve, jeni njerëzit që më së shumti të rrezikoheni nga natyra e punës të cilën e bëni. Megjithate kërkoj nga ju që të punojmë shumë në këtë vit, pra gjatë 2016-së, në mënyrë që të kemi një të ardhme më të sigurt për kompaninë dhe për ju gjatë viteve në vijim”, tha kryeshefi I KRM “Pastërtia”, Dugagjin Etemi”

 

Ndërkaq eksperti i angazhuar nga Agjencia Gjermane për Bashkpunim Ndërkombëtar – GiZ, Kristian Hofbrückl tha se Ferizaj, tanimë është treguar i sukseshëm në zgjidhjen e shumë çështjeve sa i përket ambientit të pastër në atë komunë. Prandaj sipas tij është tejet e rëndësishme që në vazhdën e angazhimeve për një çështje të tillë, edhe punëtorët e njësisë operative të KRM “Pastërtia” në Shtime të jenë në krah të kompanisë, sepse përmes tyre mund të fitohet gara e nisur në katër regjionet e Kosovës.

 

Projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër” do të përfshijë katër regjione me 16 komuna të Republikës së Kosovës. Kjo është një garë përmes së cilës, nëse komuna i arrin objektivat e perfomancës, fiton grant. Projekti në fajlë ofron grante në vlerë prej 3.4 milion euro, që financohet nga qeveria gjermane, ndërsa partner është edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa GiZ-i gjerman është zbatues i projektit.13351105_10206290968264953_706562373_o