Ndonjë Pyetje ? info@pastertia.com
+383 (0) 290 325 025

Historiku

HISTORIKU I NDËRMARRJES-KRM”PASTËRTIA”SH.A. FERIZAJ

Kompania  Regjionale për Mbeturina “PASTËRTIA” sh.a. Ferizaj është themeluar me 15.Mars.1960.v. në atë kohë e quajtur Ndërmarrja komunale shërbyese “Zvezda” e cila në kuadër të veprimtaris së saj ka kryer punët:

                        1.Mirëmbajtja e pastërtisë

                        2.Mirëmbajtja e kanalizimit(pastrimi i gropave septike)

                        3.Mirëmbajtja e parqeve dhe gjelbërimit

                        4.Mirëmbajtja e tregjeve dhe inkasimi i taksave

                        5.Shërbimet e thertores(therja e kafshëve)

                        6.Mirëmbajtja e varrezave dhe kryerja e shërbimeve

                        7.Nxjerrja e rërës dhe gurëve dhe pjekja e gëlqeres

                        Në vitin 1965 bëhet zgjerimi i veprimtarisë me kryerjen e punëve të ndërtimtaris së ulët në ndërtimin e rrugëve dhe urave si dhe me prodhimin e tullave.

                        Në vitin 1966 përveq veprimtarive ekzistuese zgjerohet edhe me mirëmbajtjen e Ujësjellësit dhe kanalizimit.

                        Shërbimet komunale ndërmarrja i ka kryer në bazë të tarifave ekzistuese në atë kohë si te personat juridik sashtu edhe te personat fizik.

                        Nërmarrja komunale gjatë këtyre viteve kishte një numër të vogël të punëtorëve me një kuadër jo profesional adekuat  me mjete themelore primitive me kuaj dhe qerre  kryente veprimtarin e saj.

                        Gjatë periudhës 1970-1980 ndërmarrja ka filluar të kryjë veprimtarinë e sajë me 40 deri 80 punëtor automjete motorike si me traktor dhe automjete speciale për bartje të mbeturinave  me cisterna për larje të rrugëve  , cisterna për mirëmbajtjen e kanalizimit ,eskavator etj. Si dhe është punësuar kuadri i nevojshëm profesional për kryerjen e punëve të caktuara.

                        Gjatë periudhës 1980-1990 ndërmarrja në kuadrin e veprimtarisë së saj disa shërbime komunale i ka redukuar dhe i ka zëvendësuar me disa shërbime tjera kështuqë në bazë të Statutit të saj i ka kryer këto shërbime me sa vijon:

                        1.Prodhimi dhe distribuimi i ujit

                        2.Mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit

                        3.Mirëmbajtja dhe pastrimi i ujërave të zeza

                        4.Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit dhe pastrimi i gropave septike

                        5.Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit për ujërat atmosferik

                        6.Mirëmbajtja e pastërtis në qytet

                        7.Pastrimi isipërfaqeve publike(mbeturinat,bora etj)

                        8.Mirëmbajtja e varrezave dhe kryerja e shërbimeve të varrimit

                        9.Kryerja e punëve në ndërtimtarin e ulët (në rrjetin e ujësjellësit dhe    

                           kanalizimit ,rrugë,ura dhe të ngjajshme)

                        10.Mirëmbajtja e parqeve ,gjelbërimit dhe sipërfaqeve rekreative

                        11.Mirëmbajtja e tregjeve dhe inkasimi i taksave të tregut

                        12.Kryerja e shërbimeve të thertores

                        13.Mirëmbajtja e banesave shoqërore

                        14.Asgjësimi i qenëve endacak etj.                

2.

Gjatë kësaj periudhe, ndërmarrja ka bërë zgjerimin e saj duke investuar në ndërtimin e garazhave për automjete,zyret për administrate si dhe ripërtrirjen e autoparkut me automjete të reja motorike si me traktorë,eskavator,cisternë për kanalizim, automjete speciale për bartje të mbeturinave etj. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është investuar edhe në zgjerimin e objektit të ujësjellësit në Pleshinë në ritjen e kapacitetit përpunues të ujit të pijshëm.

                        Në vitin 1982 është marr lokacioni pë hudhjen e mbeturinave në fsh.Llojza nga KK-Ferizaj i cili lokacion është mbyllë në vitin 2003 dhe  mbeturinat hudhen në deponinë e fsh.Stagovë, kurse tani mbeturinat deponohen në qendrën e transferit të deponisë në fshatin Gurëz(Gërlicë).

                        Gjatë peridhës 1990-1999 ndërmarrjen e kanë administruar masat e dhunshme nga pushteti komunal serbë nga Këshilli Mbikëqyrës i cili me datën 23.09.1991  ka shkarkuar drejtorin shqiptar Njazi Jashari ecc.dip. duke e caktuat ushtrues detyre të ndërmarrjes Janko Gjorgjeviq me pregaditje shkollore të  mesme teknike me të cilin person nuk ka qen i kënaqur pushteti komunal pasiqë ky nuk i largonte shqiptarët nga puna pa ndonjë bazë ligjore, komuna  përms Këshillit Mbikëqyrës ku anëtarët  e këtij këshilli kan qen të nacionalitetit serbë ky organ  e emëron drejtor në Qershor të vitit 1993 nacionalistin serbë Milenko Obrad Stamenkoviq i cili ka qen themelues i shoqatës serbe në Ferizaj “Bolja Buduçnost” i cili ka diskriminuar skajshmërisht  punëtorët shqiptar duke ju bërë presione të natyrave të  ndryshme dhe duke larguar nga puna punëtorët shqiptar(sekretarin e ndërmarrjes Nazmi Jashari, udhëheqësin e shërbimit komercial Avdulla Hoxha,kryepunëtorin Murtez Jakupi e shumë të tjerë , pastaj vulat e ndërmarrjes i ka ndryshuar nga dy gjuhësia vetëm në një gjuhë serbe  është ndryshuar struktura e punëtorëve të punësuar në ndërmarrje  janë larguar masovikisht shqiptarët nga puna dhe janë zëvendësuar me punëtorë të nacionalitetit jo shqiptar serbë dhe romë.

                        Pasë luftës në vitin 1999 në Kosovë njëkohësisht edhe në ndërmarrje filloji një epokë e re . Ndërmarrja e cila ishte e administruar nga masat e dhunshme të  punëtorëve serbë e braktisën  të gjithë ndërmarrjen  nga arsyet dhe shkaqet e njohura kështuqë ndërmarrja fillojë të konsolidohet nga punëtorë shqiptar të cilët u kthyen pasë lufte në ndërmarrje .Duke ju falënderuar donatorëve ndërkombtar ndërmarrja publike komunale “Hidro-Higjiena” pajiset me automjete motorike moderne dhe veprimtarinë e saj e ushtron me kualitet dhe kvantitet ndaj personave juridik dhe fizik. Gjithashtu investime bëhen nga donatorët ndërkombëtar dhe vendorë edhe në Fabrikën për prodhimin dhe distribuimin e ujit të pijshëm në Pleshinë si dhe në ndrimin e rrjetit të ujësjellësit të gypave të çelikta me gypa të plastikës.

                        NPK”Hidro-Higjiena” udhëheqet nga AKM-ja  dhe Organi i saj Bordi Mbikqyrës dhe në bazë të Statutit të saj  ushtron veprimtaritë e viteve të para luftës deri me 31.10.2003.v. ku edhe bëhet ndarja e njësive punuese të ujësjellësit dhe higjienës publike.

                        Me 01.11.2003.v. bëhet   transformimi respektivisht  regjionalizimi i ndërmarrjeve publike për mbeturina  të komunave Ferizaj,Shtime,Kaçanik  me emërtimin e ri NPRM ”PASTËRTIA” me seli në Ferizaj Rr.Enver Topalli” nr.42. Në bazë të Statutit ndërmarrja regjionale ushtron veprimtarin e   pastrimit dhe bartjes së mbeturinave ,pastrimin dhe bartjen e bores nga rrugët e qytetit, larjen dhe spërkatjen  e rrugëve me ujë etj.

                                                                        3.

NPRM”PASTÊRTIA” Ferizaj duke filluar nga 01.01.2008 pëson edhe një proces të transformimit lidhur me statusin e saj juridik në Kompani Regjionale e Mbeturinave “PASTÊRTIA” SH.A. Ferizaj

            Në emër të stafit të  KRM “Pastërtia”SH.A. ju përshëndesim përzemërsishtë.

                             Historik i shkruar nga ish Sekretar i Nazmi Jashari Jur.Dipl.