Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastertia” ka një staf të përgtatitur mirë dhe cilësor, i cili ndihmon në organizimin e largimit të mbeturinave në Komunat Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Për një punë edhe më efektive, gjithësesi na duhet edhe ndihma e qytetarëve që me përmbajte të rregullave dhe respektim të orarit, ta kemi një mjedis sa më të pastër.
Ekipet tona në nivel rajonal bëjnë përpjekje të përditshme, për largimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve etj.
Kompania jonë ofron të gjitha shërbimet në ruajtjen dhe përmirësimin e ambientit, duke pastruar koshet e mbeturinave në të gjithë komunën e Ferizajt, pastrimin e rrugëve dhe eleminimin e të gjitha deponive ilegale të mbeturinave.