Lajme

Duke u bazuar në Nenin 8 të Ligjit Nr.03/L 212 të Punës, Nenin 5, parafrafin 2, 3 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2024, Kryeshefi Ekzekutiv shpallë konkurs të bendrëshm

Ju njoftojmë se konkursi i shpallur me datë 05.08.2024, me nr . protokoli 3144, për pozitën Punëtor Fizik në njësinë Ferizaj dhe Kaçanik, është anuluar. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për interesimin e treguar. Me respekt,KRM “Pastërtia”, Sh.A. Ferizaj

KRM “Pastërtia” Sh.A, në përputhje me udhëzimet e Agjencisë Kundër Korrupsion – Sektori i Çështjeve për Sinjalizim, ka caktuar znj. Diellza Reçica si Sinjalizuese e Kompanisë. Ky caktim është bërë në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe transparencës ndaj publikut. Në vijim të kësaj, Njoftimi dhe Vendimi përkatës janë publikuar në ueb faqen zyrtare të Kompanisë. Kjo masë është ndërmarrë për të shmangur çdo procedurë kundërvajtëse dhe për të siguruar që Kompania jonë i përmbush të gjitha kërkesat ligjore, përfshirë evitimin e gjobave që mund të imponohen për mospërmbushje të këtij kriteri. KRM “Pastërtia” Sh.A mbetet e përkushtuar për të vepruar në përputhje me ligjet dhe për të mbajtur një qasje transparente dhe të përgjegjshme në të gjitha aktivitetet e saj. Me respekt,KRM “Pastërtia” Sh.A

10/312