Kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastërtia” sh.a e vizitoi ekspertja e kompanisë gjermane SES, e angazhuar nga GIZ për projektin “Gara për mjedis të pastër” në Kosovë, Ute Sonnen.
Gjatë vizitës znj.Ute Sonnen pati takim me anëtarët e Bordi të Drejtorëve dhe Kryeshefin Ekzekutiv në të cilin u njoftua për gjendjen aktuale të kompanisë , problemet dhe veshtirësite që po i has kompania dhe punëtorët e saj gjatë procesit të punës. Znj .Sonnen vizitoi edhe punëtorinë e kompanisë dhe u njoftua për punën në terren.
Ekspertja Sonnen ofroi mbështetje për anëtarët e Bordit si dhe përkrahje për kompaninë tonë .