Bordi i drejtorëve shqyroi raportin 9 mujorë dhe miratoi planin biznesor për tri vitet e ardhshme
Në takimin e rregullt të bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, temë kyçe ishin dy çështje të rëndësishme, si raporti I punës për nëntë muajt e kaluar por edhe shqyrtimi I planit biznesor 2017-2019. Sipas raportit 9 mujor, KRM “Pastërtia”, ka kryer me sukses punët e saja në terren me të tri njësitë operative, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Përkundër vështirësive me makinerinë e vjetëruar, volumin e madh të punës dhe me mosrespektimin e orarit të hudhjes së mbeturinave nga ana e qytetarëve, del që kompania është kujdesur shumë mirë për higjienën e tri komunave të rajonit të Ferizajt. Ajo që u veçua në këtë raport 9 mujor, ishte puna e inkasimit e cila krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar ishte dukshëm më e mirë. Sipas zyrtarëve të KRM “Pastërtia”, gjatë raportimit para bordit të drejtorëve, inkasimi sivjet e ka tejkaluar periudhën…
Furnizimi me vajra për nevojat e KRM”Pastërtia”Sh.A.-Ferizaj
Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate
Furnizimi me dru per ngrohje per nevojat e KRM”Pastërtia”sh.a.-Ferizaj
Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate
Furnizimi me material për zyre për nevojat e KRM”Pastërtia”Sh.A.-Ferizaj
Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate
Paralajmrohen klientët që të respektojnë orarin e hudhjes së mbeturinave
Paralajmrohen banorët e blloqeve të disa rrugëve në qytetin e Ferizajt, për pasojat në rast të mosrespektimit të orarit të hudhjes dhe bartjes së mbeturinave. Qëllimi I këtyre njoftimeve në hyrje të ndërtesave ka përqëllim vetëdijësimin e qytetarëve, gjegjësisht klientëve të Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia”, që mbeturinat të hudhen në orarin e caktuar për bartje të tyre, në mënyrë që të mbahet një ambient I pastër në qytet. Një nga problematikat që krijon vështirësi e me të cilat ballafaqohet “Pastërita”, është pikërisht mosrespektimi I orarit, prandaj një paralajmrim për gjobitje është forma për të kursyer harxhimet shtesë të kompanisë, por edhe mbrojtjen e klientit nga një masë e tillë ndëshkuese. Sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, qytetari I cili ndotë ambientitn, që do të thotë nuk hudhë mbeturinat në vendin dhe orarin e caktuar, mund të ndëshkohet nag 5 deri në 100 euro. Kompania gjithashtu…
KRM “Pastërtia” do të kujdeset edhe 1 vit për higjienën publike të Shtimes
Komuna e Shtimes vazhdon edhe për një vit kontratën me Kompaninë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia”, gjegjësisht me njësinë operativë në këtë komunë. Sipas kësaj kontrate KRM “Pastërtia”, obligohet që për 12 muajt e ardhshëm t’I ofrojë kësaj komune shërbime cilësore në mirëmbajtjen e higjienës publike në rreth 50 rrugë e rrugica, trotuaret, mirëmbatjen e parqeve, shesheve dhe objekteve përkujtimore, sikur edhe pastrimin e lumit Shtimjanja nga mbeturinat e amvisërisë. Sipas kësaj kontrate Njësia Operative e KRM “Pastërtia” në Shtime, gjatë muajve të sezonit dimëror do të obligohet që të mirëmbajë rrugët dhe rrugicat duke e hequr borën, akullin dhe t’I kryposë ato. Kontrata 12 mujore për të gjitha këto shërbime të ofruara nga KRM “Pastërtia” në komunën e Shtimes, është në vlerë prej 42 mijë euro.
KONKURS
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO Kompania Regjionale e Mbeturinave/ Regional ëaste Company/ Regionalna Kompanija za Uklanjanja Otpada KRM ”PASTËRTIA” SH.A .- FERIZAJ Rr. “Enver Topalli” Nr. 47 Tel. 0290/327-406, 0290/325-025 Kryeshefi Ekzekutiv i KRM”Pastërtia”sh.a. Ferizaj në bazë të Statutit të kompanis Neni 16, Ligjit të Punës nr.03/L-212 Neni 8 dhe 10 pika 2.2 shpallë këtë: K O N K U R S Për vende të punës: Një (1) Arkatarë-e, Njësia Kaçanik Një (1) Inkasant, Njësia Ferizaj Një (1) Punëtor Fizik, Njësia Ferizaj Dokumentet e nevojshme: Kërkesën për punësim Ekstraktin e lindjes Dëshmia e kualifikimit shkollor Çertifikata që nuk jeni nën hetime Përshkrimi i vendit të punës: Arkatarë-e: Bënë inkasimin e mjeteve nga shfrytëzuesit sipas vërejtjeve dhe specifikacionit mbi ngarkesën me fletëpagesë,përcjellë dhe evidenton kërkesat dhe ankesat nga shfrytëzuesit e shërbimeve dhe bashkëpunon me departamentet, menaxherët dhe shërbimet në ndërmarrje, në funksion të furnizimit te shfrytezuesve…
Gjoba mandatore për hudhje të pavend të mbeturinave
Udhëheqës të kompanisë regjionale për mbeturina “Pastërtia” dhe inspektorët komunal, gjatë punës së sotme në terren regjistruan disa lokacione në të cilat nuk respektohet orari I hudhjes së mbeturinave. Me çrast inspektorët komunal shqiptuan edhe gjoba mandatore, përveç vërejtjeve ndaj disa qytetarëve. Kryeshefi ekzekutiv s’bashku me drejtorin e operativës dhe zyrtarë të tjerë, dolën sot në terren për të vëzhguar nga afër disa lokacione në qytetin e Ferizajt, ku përkundër angazhimit të KRM “Pastërtia”, po krijohen deponi të egra ilegale. Gjatë vëzhgimit, zyrtarët e kompanisë ishin të shoqëruar edhe nga inspektorët komunal, të cilën nuk kursyen edhe gjobat mandatore deri në 50 euro, për shkelësit e ligjit. Gjatë procesit të inçizimit të terrenit nga këta zyrtarë, u vërejt se pjesa dërmuese e kontejnerëve nëntokësorë ishin të zbrazur, derisa qytetarë të pandërgjegjshëm, mbeturina e tyre I kishin lënë anash dhe nuk I kanë hudhur në vendin e duhur. Veç kësaj,…
Furnizimi me material të shtypur për nevojat e KRM”Pastërtia”Sh.A.-Ferizaj
Njoftimi në gjuhën Shqipe Njoftimi në gjuhën Serbo-Kroate
KRM “Pastërtia” në gjashtë muajt e parë të ulë shpenzimet ndërsa rritë inkasimin
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kompania regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka arritur të ulë shpenzimet e veta për kundër rritjes së volumit të punës, ndërsa është rritur inkasimi. Raporti I punës për gjashtë muajt e kaluar të këtij viti I KRM “Pastërtia”, ka marrë dritën e gjelbër nga bordi I drejtorëve të kësaj kompanie. Bosht I takimit të fundit të bordit ishte pikërisht raporti gjashtë mujor I punës (janar – qershor) 2016, në të cilin përgjegjësit e kompanisë kishin rreshtuar si llogaridhëni para bordit, të hyrat, shpenzimet, faljen e borxheve si dhe të tjera. Në kategorinë e inkasimit sipas udhëheqësit të financave dhe pasurisë së kompanisë, ka patur një ngritje, duke përfshirë amvisëritë, bizneset me tarifë, bizneset me kontrata si dhe institucionet. Ndërkaq në kategorinë e shpenzimeve, është verejtur një ulje e dukshme e harxhimeve të derivateve por edhe të shpenzimeve të tjera, edhe pse në…