Paralajmrohen klientët që të respektojnë orarin e hudhjes së mbeturinave

Paralajmrohen klientët që të respektojnë orarin e hudhjes së mbeturinave

Paralajmrohen banorët e blloqeve të disa rrugëve në qytetin e Ferizajt, për pasojat në rast të mosrespektimit të orarit të hudhjes dhe bartjes së mbeturinave.

14699484_10207236955914053_1766480784_o

Qëllimi I këtyre njoftimeve në hyrje të ndërtesave ka përqëllim vetëdijësimin e qytetarëve, gjegjësisht klientëve të Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia”, që mbeturinat të hudhen në orarin e caktuar për bartje të tyre, në mënyrë që të mbahet një ambient I pastër në qytet.

14699484_10207236955914053_1766480784_o

Një nga problematikat që krijon vështirësi e me të cilat ballafaqohet “Pastërita”, është pikërisht mosrespektimi I orarit, prandaj një paralajmrim për gjobitje është forma për të kursyer harxhimet shtesë të kompanisë, por edhe mbrojtjen e klientit nga një masë e tillë ndëshkuese.

Sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, qytetari I cili ndotë ambientitn, që do të thotë nuk hudhë mbeturinat në vendin dhe orarin e caktuar, mund të ndëshkohet nag 5 deri në 100 euro.

14697067_10207236955954054_1634175906_o

Kompania gjithashtu inkurajon qytetarët që të lajmrojnë rastet në rast të mungesës së shërbimeve cilësore nga ana e saj, apo edhe në rast se qytetarë që nuk janë klientë të kompanisë hudhin mbeturina në kontejnerët apo vendet e caktuara për grumbullimin e mbeturinave.