REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO
Kompania Regjionale e Mbeturinave/ Regional ëaste Company/ Regionalna Kompanija za Uklanjanja Otpada
KRM ”PASTËRTIA” SH.A .- FERIZAJ
Rr. “Enver Topalli” Nr. 47 Tel. 0290/327-406, 0290/325-025
Kryeshefi Ekzekutiv i KRM”Pastërtia”sh.a. Ferizaj në bazë të Statutit të kompanis Neni 16, Ligjit të Punës nr.03/L-212 Neni 8 dhe 10 pika 2.2 shpallë këtë:
K O N K U R S
Për vende të punës:
- Një (1) Arkatarë-e, Njësia Kaçanik
- Një (1) Inkasant, Njësia Ferizaj
- Një (1) Punëtor Fizik, Njësia Ferizaj
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesën për punësim
- Ekstraktin e lindjes
- Dëshmia e kualifikimit shkollor
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime
Përshkrimi i vendit të punës:
Arkatarë-e: Bënë inkasimin e mjeteve nga shfrytëzuesit sipas vërejtjeve dhe specifikacionit mbi ngarkesën me fletëpagesë,përcjellë dhe evidenton kërkesat dhe ankesat nga shfrytëzuesit e shërbimeve dhe bashkëpunon me departamentet, menaxherët dhe shërbimet në ndërmarrje, në funksion të furnizimit te shfrytezuesve me sherbime,paraqet raportet mujore mbi kerkesat dhe punën nga rrethveprimi i sherbimit.
Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
Inkasant: Bënë inkasimin e mjeteve në bazë të faturave me të cilat ngarkohet materialisht, bënë zbulimin- regjistrimin me kohë të sipërfaqeve të reja dhe të paregjistruara dhe përcjell ndryshimet apo ndërrimet e sipërfaqeve dhe ndryshimet tjera të nevojshme në sektorin e amvisëris respektivisht komercial duke e nojftuar shërbimin e faturimit.
Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
Punëtor Fizik: Kryen të gjitha punët në mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave, është përgjegjës për përdorimin e kujdesshëm të kantonierëve, zbrazjen e tyre dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre.
Vlerësimi dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim
Lartësia e pagës përcaktohet në harmoni me poltikat e kompanisë, kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikacionin në ndërtesën e kompanisë Rr.”Enver Topalli” nr.47 Ferizaj.
Kontakti tel. 0290/ 325-025
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data e publikimit më 30.09.2016 gjer më datën 14.10.2016 ora 16:00 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.