KRM “Pastërtia” në gjashtë muajt e parë të ulë shpenzimet ndërsa rritë inkasimin

KRM “Pastërtia” në gjashtë muajt e parë të ulë shpenzimet ndërsa rritë inkasimin

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kompania regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka arritur të ulë shpenzimet e veta për kundër rritjes së volumit të punës, ndërsa është rritur inkasimi.

 

Raporti I punës për gjashtë muajt e kaluar të këtij viti I KRM “Pastërtia”, ka marrë dritën e gjelbër nga bordi I drejtorëve të kësaj kompanie. Bosht I takimit të fundit të bordit ishte pikërisht raporti gjashtë mujor I punës (janar – qershor) 2016, në të cilin përgjegjësit e kompanisë kishin rreshtuar si llogaridhëni para bordit, të hyrat, shpenzimet, faljen e borxheve si dhe të tjera.

Në kategorinë e inkasimit sipas udhëheqësit të financave dhe pasurisë së kompanisë, ka patur një ngritje, duke përfshirë amvisëritë, bizneset me tarifë, bizneset me kontrata si dhe institucionet.

Ndërkaq në kategorinë e shpenzimeve, është verejtur një ulje e dukshme e harxhimeve të derivateve por edhe të shpenzimeve të tjera, edhe pse në muajt e fundit kapacitetet dhe volumi i punës dukshëm është rritur.

Ndryshe, kompania në tri komunat, Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik i shërben rreth 79.000 banorëve nga 170,000 të vlerësuar. Në databazën e KRM “Pastërtia” gjinden të regjistruar 16,731 konsumatorë të faturuar, si konsumatorë aktivë.