Bordi i drejtorëve shqyroi raportin 9 mujorë dhe miratoi planin biznesor për tri vitet e ardhshme

Bordi i drejtorëve shqyroi raportin 9 mujorë dhe miratoi planin biznesor për tri vitet e ardhshme

 

Në takimin e rregullt të bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, temë kyçe ishin dy çështje të rëndësishme, si raporti I punës për nëntë muajt e kaluar por edhe shqyrtimi I planit biznesor 2017-2019.

 

Sipas raportit 9 mujor, KRM “Pastërtia”, ka kryer me sukses punët e saja në terren me të tri njësitë operative, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Përkundër vështirësive me makinerinë e vjetëruar, volumin e madh të punës dhe me mosrespektimin e orarit të hudhjes së mbeturinave nga ana e qytetarëve, del që kompania është kujdesur shumë mirë për higjienën e tri komunave të rajonit të Ferizajt. Ajo që u veçua në këtë raport 9 mujor, ishte puna e inkasimit e cila krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar ishte dukshëm më e mirë. Sipas zyrtarëve të KRM “Pastërtia”, gjatë raportimit para bordit të drejtorëve, inkasimi sivjet e ka tejkaluar periudhën e njejt të vitit 2015, përkundër se vitin e kaluar  përfshhen edhe borxhet e shlyera, të cilat ishin akumuluar në vitet paraprake.

 

Ndëkaq, pas shqyrtimit dhe vlerësimit me notë positive të raportit 9 mujorë, bordi I drejtorëve pasi shqyrtoi e miratori edhe planin biznesor 2017-2018.