Lajme

Aksionit të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” për ta pastruar mjedisin nesër, do ti bashkohet edhe Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” me të tri njësitë e saja që operojnë në rajonin e Ferizajt. Aksioni do të nisë nesër në orën 10, prandaj KRM “Pastërtia” u bën thirrje të gjithë qytetarëve, grupeve të vullnetarëve, institucioneve, studentëve, nxënësve, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan vendin tonë të pastër, t’i bashkohen iniciativës së nesërme. Kompania do të shpërndajë edhe materialet e nevojshme të cilat do t’ua lehtësojnë punën e gjithë atyre që angazhohen që qyteteve Ferizaj, Shtime e Kaçanik t’ia japin një pamje të merituar me mjedis të pastër. Ndyrshe secili qytetar, grup apo institucion I cili angazhohet në pastrimin e mjedisit mund të dërgojë foto për t’I publikuar në uebfaqen e kompanisë si dhe në faqen e facebook-ut, për të promovuar angazhimin e tyre dhe për të inkurajuar të tjerët që…

Read more

Raporti tre mujor i punës, Janar – Mars 2017, ka marrë dritën jeshile nga bordi i drejtorëve i kompanisë, i cili pati vetëm disa vërejtje të vogla për disa gabime të cilat menaxhmenti i kompanisë i quajti teknike. Sipas anëtarëve të bordit të drejtorëve, raporti pasqyron punën e mirë të menaxhmentit dhe njëherit është tregues se ka të arritura në inkasim si dhe ka  ulje të shpenzimeve në disa fusha, ndërkaq tërhoqi vërejtjen se ky raport paraqet vetëm fillimvitin 2017. Përveç të dhënave të bollëshme dhe të hollësishme, bordi vlerësoi se ky raport tremujorështë përpiluar më mirë se të gjithë raportet e mëparshme. Pramdaj, raporti tremujor i punës së KRM “Pastërtia”, u votua unanimisht si plotë dhe i rregullt.

  Njoftohen të gjithë klientët, se KRM “PASTËRTIA” Sh.A. Ferizaj, me njësitë e saja në Kaçanik dhe Shtime,  me rastin e festës shtetërore (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve) me datë 01.05.2017 (E Hënë) nuk do të punohet, përveç ekipës kujdestare të  Operativës dhe punëtorët e Sigurimit. Ekipa kujdestare në Ferizaj, atë ditë do të operojë vetëm në dy rrugët kryesore të qytetit, gjegjësisht në rrugën ”Ahmet Kaçiku” dhe ”12 Qershori, sipas orarit të ditëve të vikendit për këto dy rrugë.   Njësia Operative e Shtimes gjithashtu do të ketë të angazhuar vetëm një ekipë kujdestare, e cila do të pastrojë vetëm qendrën e qytetit.   Ndërkaq, Njësia Operative e Kaçanikut do të operojë me orarë të plotë. KRM “Pastërtia”, ju uron të gjithë punëtorëve 1 MAJ-in!    

Pastërtia  bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”   Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Tokës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” në bashkpunim me komunën e Ferizajt, MMPH-në, FSK-në dhe Kompaninë Lokale “Ambienti”, ndërmorën sot disa aksione për të sensibilizuar mbrojtjen e mjedisit. Pastrimi I hekurdhurës, largimi i deponive ilegale të mbeturinave, mbjellja e drunjëve dhe luleve e karakterizoi sot shënimin e ditës së planetit tonë.     KRM “Pastërtia”, me një aksion të veçant dhe me ndihmën e disa institucioneve ka shënuar 22 prillin, Dita Botërore e Tokës,  për të ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtje të mjedisit në Ferizaj. Me këtë rast, kompania ka bashkëpunuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komunën e Ferizajt, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kompaninë lokale “Ambienti” dhe Shoqatën “Pamkos”. Gjatë këtij aksioni “Pastërtia” përveç që ishte angazhuar në pastrimin e hapësirës së hekurudhës…

Read more

  Njoftohen të gjithë klientët e KRM “Pastërtia”,  të cilët gjenden në Rr. “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, se pas fillimit të punimeve për rregullimin e sheshit të qytetit, kompania jonë e ka të pamundur të operojë në atë pjesë. Prandaj i njoftojmë klientët se grumbullimin e  mbeturinave, tash e tutje duhet ta bëjnë në Rr. ”12 Qershori” dhe  Rr. ”Hamëz Jashari” Ferizaj. Faleminderit për mirëkuptim.                                                                                                                                                                                                                   

Me rastin e ditës së pranverës Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka marrë përsipër që të pastrojë shtratin e hekurudhës, që përshkon qytetin e Ferizajt nga stacioni hekurudhor deri tek rrethrrotullimi para policisë.   Edhe pse KRM “Pastërtia”, është në terren gjatë 365 ditëve dhe pastron gjithë qytetin dhe bartë mbeturinat në pjesën më të madhe të fshatrave të komunës së Ferizajt, ajo sot me një aksion të veçant e simbolik për ditën e pranverës u angazhua për të hequr mbeturinat në shtratin e hekurudhës në këtë qytet. Aksioni I ndërmarrë sot ka përqëllim vetëdijësimin e qytetarëve që të mos e shfrytëzojnë atë pjesë si deponi apo pikë të hudhjes së mbeturinave, meqë një veprim I tillë I jep pamje të shëmtuar qytetit të Ferizajt. E, kompania e quan aksion të veçant, meqë shtrati I hekurudhës është përgjegjësi e Hekurudhave të Kosovës, e cila kompani shumë rrallë angazhohet për ta…

Read more

Pastërtia në bashkpunim me komunën e Kaçanikut ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve 120 litërsh në tri zona të kësaj komune.    Njësia operative e KRM “Pastërtia” në Kaçanik, falë një donacioni të komunës ka shpërndarë 79 kontejnerë 120 litërsh në tri zona të kësaj komune, gjegjësisht në fshatrat Runjevë, Trimor dhe Bob. Sipas kreut të njësisë operative në Kaçanik, Ferat Malësiu,  shpërndarja e këtyre kontejnerëve për 79 ekonomi familjare, ndihmon punën e kompanisë, banorëve u lehtëson grumbullimin e mbeturinave, ndërsa njëkohësisht kontribuon edhe në ruajtjen e mjedisit, meqë bërlloku nuk do të shpërndahet nga qent endacak. Malësiu gjithashtu u bëri thirrje përfituesve të këtyre kontejnerëve, që t’i ruajn ato si pasuri të tyren edhe pse I kanë vetëm në shfrytëzim, meqë dëmtimi I tyre sjell telashe për kompaninë, mjedisin por edhe do të ketë pasoja për keqbërsit, derisa shoti se kjo thirrje vie përshkak të përvojave të këqija të më…

Read more

230/354