Për 1 maj punon vetëm një ekip i KRM “Pastërtia”

Për 1 maj punon vetëm një ekip i KRM “Pastërtia”

 

Njoftohen të gjithë klientët, se KRM “PASTËRTIA” Sh.A. Ferizaj, me njësitë e saja në Kaçanik dhe Shtime,  me rastin e festës shtetërore (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve) me datë 01.05.2017 (E Hënë) nuk do të punohet, përveç ekipës kujdestare të  Operativës dhe punëtorët e Sigurimit.

Ekipa kujdestare në Ferizaj, atë ditë do të operojë vetëm në dy rrugët kryesore të qytetit, gjegjësisht në rrugën ”Ahmet Kaçiku” dhe ”12 Qershori, sipas orarit të ditëve të vikendit për këto dy rrugë.

 

Njësia Operative e Shtimes gjithashtu do të ketë të angazhuar vetëm një ekipë kujdestare, e cila do të pastrojë vetëm qendrën e qytetit.

 

Ndërkaq, Njësia Operative e Kaçanikut do të operojë me orarë të plotë.

KRM “Pastërtia”, ju uron të gjithë punëtorëve 1 MAJ-in!