Raporti tre mujor i punës, Janar – Mars 2017, ka marrë dritën jeshile nga bordi i drejtorëve i kompanisë, i cili pati vetëm disa vërejtje të vogla për disa gabime të cilat menaxhmenti i kompanisë i quajti teknike.
Sipas anëtarëve të bordit të drejtorëve, raporti pasqyron punën e mirë të menaxhmentit dhe njëherit është tregues se ka të arritura në inkasim si dhe ka ulje të shpenzimeve në disa fusha, ndërkaq tërhoqi vërejtjen se ky raport paraqet vetëm fillimvitin 2017.
Përveç të dhënave të bollëshme dhe të hollësishme, bordi vlerësoi se ky raport tremujorështë përpiluar më mirë se të gjithë raportet e mëparshme.
Pramdaj, raporti tremujor i punës së KRM “Pastërtia”, u votua unanimisht si plotë dhe i rregullt.