Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”

Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”

Pastërtia  bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”

 

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Tokës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” në bashkpunim me komunën e Ferizajt, MMPH-në, FSK-në dhe Kompaninë Lokale “Ambienti”, ndërmorën sot disa aksione për të sensibilizuar mbrojtjen e mjedisit.
Pastrimi I hekurdhurës, largimi i deponive ilegale të mbeturinave, mbjellja e drunjëve dhe luleve e karakterizoi sot shënimin e ditës së planetit tonë.

 

 

KRM “Pastërtia”, me një aksion të veçant dhe me ndihmën e disa institucioneve ka shënuar 22 prillin, Dita Botërore e Tokës,  për të ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtje të mjedisit në Ferizaj. Me këtë rast, kompania ka bashkëpunuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komunën e Ferizajt, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kompaninë lokale “Ambienti” dhe Shoqatën “Pamkos”.

Gjatë këtij aksioni “Pastërtia” përveç që ishte angazhuar në pastrimin e hapësirës së hekurudhës në qytetin tonë, ajo gjithashtu ka larguar disa deponi ilegale të mbeturinave, të cilat po krijohen vazhdimisht për shkak të neglizhencës së qytetarit për ta mbrojtur mjedisin.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, u bën thirrje qytetarëve që ta ruajn mjedisin ku jetojnë dhe të mos e ndotin ate, në mënyrë që bashkërisht të kemi një qytet sa më të pastër.

Ndryshe KRM “Pastërtia”, operon 365 ditë brenda vitit në bartjen e dhjetra miliona kilogramëve mbeturina në tri komunat e rajonit të Ferizajt, si Kaçanik, Shtime dhe Ferizaj.