Për ditën e pranverës, “Pastërtia” me aksion të veçant

Për ditën e pranverës, “Pastërtia” me aksion të veçant

Me rastin e ditës së pranverës Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka marrë përsipër që të pastrojë shtratin e hekurudhës, që përshkon qytetin e Ferizajt nga stacioni hekurudhor deri tek rrethrrotullimi para policisë.

 

Edhe pse KRM “Pastërtia”, është në terren gjatë 365 ditëve dhe pastron gjithë qytetin dhe bartë mbeturinat në pjesën më të madhe të fshatrave të komunës së Ferizajt, ajo sot me një aksion të veçant e simbolik për ditën e pranverës u angazhua për të hequr mbeturinat në shtratin e hekurudhës në këtë qytet.

Aksioni I ndërmarrë sot ka përqëllim vetëdijësimin e qytetarëve që të mos e shfrytëzojnë atë pjesë si deponi apo pikë të hudhjes së mbeturinave, meqë një veprim I tillë I jep pamje të shëmtuar qytetit të Ferizajt. E, kompania e quan aksion të veçant, meqë shtrati I hekurudhës është përgjegjësi e Hekurudhave të Kosovës, e cila kompani shumë rrallë angazhohet për ta mirëmbajtur ate.

Ndryshe, në terren sot ishte edhe një subjekt politik me të cilin kompania nuk kishte marrëveshje paraprake, por e tëra ishte rastësi. Megjithatë, KRM “Pastërtia”, falënderon çdo individ, subjekt apo institucion që ndihmon ose njëanshëm angazhohet për pastrimin e qytetit.

 

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, edhe njëherë fton qytetarët por edhe subjektet qofshin ato politike apo të shoqërisë civile, që të angazhohen në vetëdijësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe të respektojnë sikur orarin njëashtu edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave.