Vetëm edhe tri javë deri në fund të afatit për faljen e borxheve
Kompania Regjioanele e Mbeturinave “Pastërtia” rikujton klientët se vazhdojnë me proceduarat e faljes së borxheve, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve. KRM “Pastërtia”, fton të gjithë klientët përfitues që të paraqiten në zyrën për klientë dhe të përfitojnë nga falja, pasi kjo do të zgjasë vetëm deri në fund të muajit gusht, gjegjësisht vetëm edhe tri javë të këtij muaji. Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata klientë të cilët kanë lidhur marrëveshje për falje të borxhit me kompaninë, dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes për pagesë të kësteve mujore, sipas Ligjit ne kemi filluar që të iu rikthejmë borxhin e mëparshëm, konsumatorëve që nuk i kanë paguar këstet mbi 2 muaj. Prandaj, luten klientët që ti përmbahen marrëveshjeve të lidhura me KRM “Pastërtia”. KRM “Pastërtia” poashtu apelon tek klientët për për respektim të orarit të hudhjes së mbeturinave, sikurse edhe lokacionet ku janë dedikuar apo ku makineria e kompanisë…
Njoftim për anulim të konkursit
Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM “Pastërtia” Sh. A.Ferizaj, anulon konkursinpër pozitën: Zyrtar për Auditim të Brendshëm me nr. te protokolit 1542, i publikuar me datë 04.07.2017. Konkursi është anuluar duke u bazuar në Nenin 5 pika 2 të Udhëzimit Administrativ Nr. 1412011, për rregullimin e procedurave për themelimin e marredhënies së punës në sektorin publik. Nga aplikuesit kerkojmë mirkuptim. NJOFTIM-PËR-ANULIM-TË-KONKURSIT
KONKURS
REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO Kompania Regjionale e Mbeturinave/ Regional waste Company/ Regionalna Kompanija za Uklanjanja Otpada KRM ”PASTËRTIA” SH.A .- FERIZAJ Rr. “Enver Topalli” Nr. 47 Ferizaj Tel. 0290/325-025 Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM”Pastërtia”Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.06.2017, bazuar në Nenin 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087 dhe Nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, merr vendim të shpallë: KONKURS Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj. Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj. Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre vjeçar. Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj. Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A. Rr.…
Urime Fitër Bajrami
Të respektuar klientë dhe gjithë ju besimtar të konfesionit islam në regjionin e Ferizajt, urime festa e Fitër Bajramit. Kompania Regjionale e Mbeturinave duke ju dëshiruar gjithë të mirat për këtë festë dhe shumë të tjera, gjithashtu uron që Zoti i madhërishëm të ketë pranuar agjërimin e të gjithë atyre që iu përkushtuan besimit me devotshmëri gjatë muajit të bekuar të ramzanit. Paqja, mëshira dhe solidariteti qoftë pëherë në mesin tuaj. Me respekt, Menaxhmenti i KRM Pastërtia
Kontejneri prapa komune do te largohet
Njoftohen të gjithë banorët dhe pronarët e bizneseve në Rr. ”Hamzë Jashari” se orari bartjes së mbeturinave është nga ora 6:30 deri më 7:00 në mëngjes, kurse në mbrëmje nga ora 21:00 deri më 22:00. Sherbimi i grumbullimit dhe bartjes së mbeturinave do të bëhet para lokaleve dhe banesave. Kontejneri i cili gjendet mbrapa ndërtesës së komunës do të largohet pasi që paraqet rrëzik nga ndezja e mbeturinave. MBETURINAT DUHET TË DEPONOHEN NË THASË TË NAJLONIT. Faleminderit për mirëkuptim.
KRM ”Pastërtia” në hall me mosrespektim të orarit nga qytetarët
Në mungesë të masave ndëshkimore, gjendja e mjedisit sa shkon e ndotet më shumë nga qytetarët të cilët nuk e respektojnë orarin për hudhjen e mbeturinave dhe në vendet e caktuara për grumbullimin e tyre. Në dy ditë të fundjavës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, gjegjësisht njësia operative e Ferizajt ka hequr mbi 30 tonelata mbeturina vetëm në disa pika grumbulluese brenda qytetit, pa I përmendur edhe të tjerat në orare të zakonshme. Gjendja e mjedisit të ndotur sa shkon e rritet këtyre ditëve të fundit, e krejt kjo në mungesë të respektimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit gjegjësisht të Urdhëzimit Administrativ 14/2015, me çrast organet kompentente nuk gjobisin ndotësit apo ata që nuk respektojnë orarin dhe vendin e hudhjes së mbeturinave. KRM “Pastërtia”, disa herë edhe publikisht ka ftuar këto dy organe që të respektojnë këtë Udhëzim Administrativ, por tani edhe njëher e ripërsëritë thirrjen për shkak se…
Nesër i gjithë vendi për ta bërë Kosovën vend më të pastër!
Aksionit të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” për ta pastruar mjedisin nesër, do ti bashkohet edhe Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” me të tri njësitë e saja që operojnë në rajonin e Ferizajt. Aksioni do të nisë nesër në orën 10, prandaj KRM “Pastërtia” u bën thirrje të gjithë qytetarëve, grupeve të vullnetarëve, institucioneve, studentëve, nxënësve, bizneseve dhe të gjithë atyre që e duan vendin tonë të pastër, t’i bashkohen iniciativës së nesërme. Kompania do të shpërndajë edhe materialet e nevojshme të cilat do t’ua lehtësojnë punën e gjithë atyre që angazhohen që qyteteve Ferizaj, Shtime e Kaçanik t’ia japin një pamje të merituar me mjedis të pastër. Ndyrshe secili qytetar, grup apo institucion I cili angazhohet në pastrimin e mjedisit mund të dërgojë foto për t’I publikuar në uebfaqen e kompanisë si dhe në faqen e facebook-ut, për të promovuar angazhimin e tyre dhe për të inkurajuar të tjerët që…
Bordi i drejtorëve miraton raportin tre mujor të punës, së KRM “Pastërtia”
Raporti tre mujor i punës, Janar – Mars 2017, ka marrë dritën jeshile nga bordi i drejtorëve i kompanisë, i cili pati vetëm disa vërejtje të vogla për disa gabime të cilat menaxhmenti i kompanisë i quajti teknike. Sipas anëtarëve të bordit të drejtorëve, raporti pasqyron punën e mirë të menaxhmentit dhe njëherit është tregues se ka të arritura në inkasim si dhe ka ulje të shpenzimeve në disa fusha, ndërkaq tërhoqi vërejtjen se ky raport paraqet vetëm fillimvitin 2017. Përveç të dhënave të bollëshme dhe të hollësishme, bordi vlerësoi se ky raport tremujorështë përpiluar më mirë se të gjithë raportet e mëparshme. Pramdaj, raporti tremujor i punës së KRM “Pastërtia”, u votua unanimisht si plotë dhe i rregullt.
Për 1 maj punon vetëm një ekip i KRM “Pastërtia”
Njoftohen të gjithë klientët, se KRM “PASTËRTIA” Sh.A. Ferizaj, me njësitë e saja në Kaçanik dhe Shtime, me rastin e festës shtetërore (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve) me datë 01.05.2017 (E Hënë) nuk do të punohet, përveç ekipës kujdestare të Operativës dhe punëtorët e Sigurimit. Ekipa kujdestare në Ferizaj, atë ditë do të operojë vetëm në dy rrugët kryesore të qytetit, gjegjësisht në rrugën ”Ahmet Kaçiku” dhe ”12 Qershori, sipas orarit të ditëve të vikendit për këto dy rrugë. Njësia Operative e Shtimes gjithashtu do të ketë të angazhuar vetëm një ekipë kujdestare, e cila do të pastrojë vetëm qendrën e qytetit. Ndërkaq, Njësia Operative e Kaçanikut do të operojë me orarë të plotë. KRM “Pastërtia”, ju uron të gjithë punëtorëve 1 MAJ-in!
Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”
Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës” Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Tokës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” në bashkpunim me komunën e Ferizajt, MMPH-në, FSK-në dhe Kompaninë Lokale “Ambienti”, ndërmorën sot disa aksione për të sensibilizuar mbrojtjen e mjedisit. Pastrimi I hekurdhurës, largimi i deponive ilegale të mbeturinave, mbjellja e drunjëve dhe luleve e karakterizoi sot shënimin e ditës së planetit tonë. KRM “Pastërtia”, me një aksion të veçant dhe me ndihmën e disa institucioneve ka shënuar 22 prillin, Dita Botërore e Tokës, për të ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtje të mjedisit në Ferizaj. Me këtë rast, kompania ka bashkëpunuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komunën e Ferizajt, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kompaninë lokale “Ambienti” dhe Shoqatën “Pamkos”. Gjatë këtij aksioni “Pastërtia” përveç që ishte angazhuar në pastrimin e hapësirës së hekurudhës…