REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO
Kompania Regjionale e Mbeturinave/ Regional waste Company/ Regionalna Kompanija za Uklanjanja Otpada
KRM ”PASTËRTIA” SH.A .- FERIZAJ
Rr. “Enver Topalli” Nr. 47 Ferizaj Tel. 0290/325-025
Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM”Pastërtia”Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.06.2017, bazuar në Nenin 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087 dhe Nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, merr vendim të shpallë:
KONKURS
Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre vjeçar.
Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj.
Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A. Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj.
Detyrat dhe përgjegjësit
- Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm.
- Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor.
- Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.
- Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi objektiv i burimeve të kompanisë, dhënja e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhmentin e kompanisë.
- Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe Komisionit për Auditimi të Brendshëm ti jep çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
- Verifikimin e rregullt të përshtatshmërisë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë që librat dhe dokumentacioni i kompanisë duke përfshirë dokumentacionin financiar të mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit, ligjin dhe që projekt-deklarata vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt.
- Raportimi i rregullt para Komisionit për Auditimi të Brendshëm dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ky Komision.
- Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.
Kualifikimi dhe Aftësitë
- Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi.
- Të jetë Auditor i licencuar ose Kontabilist i Licencuar.
- Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuara në menaxhim financiar.
- Aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
- Njohës i mirë i punës me
Procedura e Aplikimit
- Aplikacioni për punë – Kërkesa.
- Biografia CV –ja dhe Letërnjoftimi fotokopje.
- Letërmotivimi.
- Diploma e Fakultetiti, Çertifikata e Auditorit të licencuar apo e Kontabilistit të licencuar.
- Dëshmi mbi përvojën e punës si dhe dëshmi tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
- Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga ana e gjykatës kompetente).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetë duke filluar nga data 04.07.2017 deri më 19.07.2017 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administratës të KRM”Pastërtia”Sh.A. Rr.”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj prej orë 09:00 – 15:00. Tel. për kontakt 0290 / 325 025