Category Archives: Fillimi

  Pak pas mesditës së djeshme për shkat të një moskejdesi, janë dhezur kontejnerët nëntokësor të cilët gjinden përballë komunës, e për çka Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” ka paraljamëruar disa herë për kujdes. Kjo sepse ne po përballemi çdo ditë me situata të tilla, me çrast konjtejnerëve po u vihet flaka me apo pa qëllim, por që kompania po dëmtohet rënd. Për të shuar zjarrin në kontejnerin para komunës është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve. Në KRM “Pastërtia”, mendojnë se është koha kur thirrjet e tyre duhet të mirren seriozisht edhe Policia e Kosovs, e cila përveç që mund të shqiptojë gjobë mandatore, ajo mund edhe të gjejë shumë leht zjarrvënësit përmes kamerave publike në qytetin e Ferizajt. KRM “Pastërtia”, edhe njëherë u bën thirrje qytetarëvë që të mos hudhin prushin, hirin apo çfardo që mund të nisë flakën nëpër kontejner, sepse nuk dëmtohet vetëm kompania por dëmtohet edhe vetë…

Read more

Vetëm gjatë muajit tetor Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka bartur 2 milion e 55 mijë e 70 kilogram mbreturina nga tri komunat ku operon, Ferizaj, Kaçanik e Shtime. Sipas të dhënave të grumbulluara nga të trija njësitë operative, del që komuna e Ferizajt prinë me mbeturina, ku kompania jonë ka bartur rreth 1 milion e 800 mijë mbeturina, të cilat I ka dërguar nëpër deponitë e ndryshme. E dyta njësi është ajo e Shtimes e cila gjatë muajit të kaluar ka bartur rreth 260 mijë kilogram, duke I deponuar ato në Gërlicë, Velekincë të Gjilanit dhe në Prishtinë. Ndërkaq komuna e Kaçanikut në muajin tetor ka krijuar rreth 218 mijë kilogram mbeturina, të cilat I ka hequr njësia operative e KRM “Pastërtia”. Sipas operativës së KRM “Pastërtia”, rreth 834 mijë kilogram mbeturina janë zbrazur në deponinë në Gurëz, 119 mijë janë zbrazur në Gjilan, ndërkaq këtë muaj kjo kompani…

Read more

  Pas publikimit të një deklarate absurde të një të ashtuquajturi Forum Regjional i Organizatave Joqeveritare FRO-05, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” është e detyruar të reagojë kundër shpifjeve si dhe dezinformtave që ky trup ka plasuar në medie.   Duke nisur që nga fotografitë e postuara *(shih atë me kontejner) prapavija tregon se në fakt ky Forum është vonuar me reagim pasi njëra nga fotot tregon se është nga koha e verës derisa ne i jemi afruar dimrit, kështuqë kjo tregon më së miri sinqeritetin dhe seriozitetin e kësaj organizate. Në fakt ripërtypja e këtyre fotografive tregon përtacinë e këtij Forumi që nuk mundohet të del nga zyra në terren të fotografoje gjendjen sot, dhe flet me foto të arkivit, derisa në anën tjetër është kompania ajo e cila, në vend të dy orareve angazhohet edhe me dy turne shtesë për të mbledhë mbeturinat dhe për ta pastruar qytetin.…

Read more

Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, me tri njësitë operative të saja në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, ka paralajmruar mbi dy mijë klientë të vetë se do të nisë procedurë përmbarimore, ndërsa mbi dy qind prej tyre kanë përfunduar në përmbarues privat.   Ekipe të kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, janë çdo ditë në terren, për të shpërndarë paralajmrimet e fundit para urdhërit për përmbarim, përshkak të borxheve të shumëta të klientëve ndaj kompanisë. Procedurës së përmbarimit I kanë shpëtuar ata klient të cilën kanë arritur marrëveshje me KRM “Pastërtia”, për riprogramim të borxhit, në mënyrë që pagesat të bëhen me këste. Sipas zyrtarëve të kompanisë, target të deritashëm kanë qenë bizneset të cilat edhe kanë borxhet më të mëdha, ndërkaq janë ato të cilët kontestojnë më së shumti borxhet e tyre. Pas çdo paralajmërimi, pala ka një afat shtatë ditor për të bërë marrëveshje me kompaninë, ndërsa ata të cilët…

Read more

  Në takimin e rregullt të bordit të drejtorëve të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, temë kyçe ishin dy çështje të rëndësishme, si raporti I punës për nëntë muajt e kaluar por edhe shqyrtimi I planit biznesor 2017-2019.   Sipas raportit 9 mujor, KRM “Pastërtia”, ka kryer me sukses punët e saja në terren me të tri njësitë operative, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Përkundër vështirësive me makinerinë e vjetëruar, volumin e madh të punës dhe me mosrespektimin e orarit të hudhjes së mbeturinave nga ana e qytetarëve, del që kompania është kujdesur shumë mirë për higjienën e tri komunave të rajonit të Ferizajt. Ajo që u veçua në këtë raport 9 mujor, ishte puna e inkasimit e cila krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar ishte dukshëm më e mirë. Sipas zyrtarëve të KRM “Pastërtia”, gjatë raportimit para bordit të drejtorëve, inkasimi sivjet e ka tejkaluar periudhën…

Read more

Paralajmrohen banorët e blloqeve të disa rrugëve në qytetin e Ferizajt, për pasojat në rast të mosrespektimit të orarit të hudhjes dhe bartjes së mbeturinave. Qëllimi I këtyre njoftimeve në hyrje të ndërtesave ka përqëllim vetëdijësimin e qytetarëve, gjegjësisht klientëve të Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Pastërtia”, që mbeturinat të hudhen në orarin e caktuar për bartje të tyre, në mënyrë që të mbahet një ambient I pastër në qytet. Një nga problematikat që krijon vështirësi e me të cilat ballafaqohet “Pastërita”, është pikërisht mosrespektimi I orarit, prandaj një paralajmrim për gjobitje është forma për të kursyer harxhimet shtesë të kompanisë, por edhe mbrojtjen e klientit nga një masë e tillë ndëshkuese. Sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, qytetari I cili ndotë ambientitn, që do të thotë nuk hudhë mbeturinat në vendin dhe orarin e caktuar, mund të ndëshkohet nag 5 deri në 100 euro. Kompania gjithashtu…

Read more

Komuna e Shtimes vazhdon edhe për një vit kontratën me Kompaninë Regjionale për Mbeturina  “Pastërtia”, gjegjësisht me njësinë operativë në këtë komunë. Sipas kësaj kontrate KRM “Pastërtia”, obligohet që për 12 muajt e ardhshëm t’I ofrojë kësaj komune shërbime cilësore në mirëmbajtjen e higjienës publike në rreth 50 rrugë e rrugica, trotuaret, mirëmbatjen e parqeve, shesheve dhe objekteve përkujtimore, sikur edhe pastrimin e lumit Shtimjanja nga mbeturinat e amvisërisë. Sipas kësaj kontrate Njësia Operative e KRM “Pastërtia” në Shtime, gjatë muajve të sezonit dimëror  do të obligohet që të mirëmbajë rrugët dhe rrugicat duke e hequr borën, akullin dhe t’I kryposë ato. Kontrata 12 mujore për të gjitha këto shërbime të ofruara nga KRM “Pastërtia” në komunën e Shtimes, është në vlerë prej 42 mijë euro.

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO                 Kompania Regjionale e Mbeturinave/ Regional ëaste Company/ Regionalna Kompanija za Uklanjanja Otpada KRM ”PASTËRTIA” SH.A .- FERIZAJ Rr. “Enver Topalli” Nr. 47 Tel. 0290/327-406, 0290/325-025   Kryeshefi Ekzekutiv i KRM”Pastërtia”sh.a. Ferizaj në bazë të Statutit të kompanis Neni 16, Ligjit të Punës nr.03/L-212 Neni 8 dhe 10 pika 2.2   shpallë këtë:   K O N K U R S Për vende të punës: Një (1) Arkatarë-e,     Njësia Kaçanik Një (1) Inkasant,         Njësia Ferizaj Një (1) Punëtor Fizik, Njësia Ferizaj Dokumentet e nevojshme: Kërkesën për punësim Ekstraktin e lindjes Dëshmia e kualifikimit shkollor Çertifikata që nuk jeni nën hetime Përshkrimi i vendit të punës: Arkatarë-e: Bënë inkasimin e mjeteve nga shfrytëzuesit sipas vërejtjeve dhe specifikacionit mbi ngarkesën me fletëpagesë,përcjellë dhe evidenton kërkesat dhe ankesat nga shfrytëzuesit e shërbimeve dhe bashkëpunon me departamentet, menaxherët dhe shërbimet në ndërmarrje, në funksion të furnizimit te shfrytezuesve…

Read more

Udhëheqës të kompanisë regjionale për mbeturina “Pastërtia” dhe inspektorët komunal, gjatë punës së sotme në terren regjistruan disa lokacione në të cilat nuk respektohet orari I hudhjes së mbeturinave. Me çrast inspektorët komunal shqiptuan edhe gjoba mandatore, përveç vërejtjeve ndaj disa qytetarëve.   Kryeshefi ekzekutiv s’bashku me drejtorin e operativës dhe zyrtarë të tjerë, dolën sot në terren për të vëzhguar nga afër disa lokacione në qytetin e Ferizajt, ku përkundër angazhimit të KRM “Pastërtia”, po krijohen deponi të egra ilegale. Gjatë vëzhgimit, zyrtarët e kompanisë ishin të shoqëruar edhe nga inspektorët komunal, të cilën nuk kursyen edhe gjobat mandatore deri në 50 euro, për shkelësit e ligjit. Gjatë procesit të inçizimit të terrenit nga këta zyrtarë, u vërejt se pjesa dërmuese e kontejnerëve nëntokësorë ishin të zbrazur, derisa qytetarë të pandërgjegjshëm, mbeturina e tyre I kishin lënë anash dhe nuk I kanë hudhur në vendin e duhur. Veç kësaj,…

Read more

Qytetarë të nderuar respektojeni orarin e bartjes së mbeturinave nga kompania jonë, që bashkërisht të ruajm mjedisin. Orarin javor për bartjen e mbeturinave në Komunën e Ferizajt, mundë ta gjeni në këtë link; http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/ëp-content/uploads/2015/10/sherbimi2015.pdf

110/137