Pak pas mesditës së djeshme për shkat të një moskejdesi, janë dhezur kontejnerët nëntokësor të cilët gjinden përballë komunës, e për çka Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” ka paraljamëruar disa herë për kujdes. Kjo sepse ne po përballemi çdo ditë me situata të tilla, me çrast konjtejnerëve po u vihet flaka me apo pa qëllim, por që kompania po dëmtohet rënd.
Për të shuar zjarrin në kontejnerin para komunës është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve. Në KRM “Pastërtia”, mendojnë se është koha kur thirrjet e tyre duhet të mirren seriozisht edhe Policia e Kosovs, e cila përveç që mund të shqiptojë gjobë mandatore, ajo mund edhe të gjejë shumë leht zjarrvënësit përmes kamerave publike në qytetin e Ferizajt.
KRM “Pastërtia”, edhe njëherë u bën thirrje qytetarëvë që të mos hudhin prushin, hirin apo çfardo që mund të nisë flakën nëpër kontejner, sepse nuk dëmtohet vetëm kompania por dëmtohet edhe vetë pasuria e qytetit.