Vazhdon degradimi I mjedisit nga mbeturinat të cilat qytetarët I hudhin pavend (Foto)
Pas vrojtimit të terrenit, gjegjësisht të disa pjesëve të qytetit të Ferizaj, në shumë rrugë e qoshe janë vërejtur shumë mbeturina të cilat ishin hudhur pasi ishin bartur ato në orarin e caktuar. Përveç mos respektimit të orarit, qytetarët hudhin mbeturina edhe në vendet publike, madje në disa raste edhe përkundër kontejnerëve të zbrazur, mbeturinat hudhen jashtë tyre, krejt në afërsi. Ekipet e KRM “Pastërtia”, janë duke e kryer punën e tyre në terren gjatë ditës dhe natës, por qyteti vazhdon të kundërmojë dhe të jetë I papastër, krejt kjo për faj të disa qytetarëve të cilët janë të papërgjegjshëm në pagesa dhe të pandërgjegjshëm për të respektuar sëpaku vendin e caktuar ku hudhen mbeturinat. Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, apelon tek qytetarët që të shlyejn borxhet për shërbimet që ajo I kryen, si dhe të mos kërcënojnë inkasantët të cilët vetëm kryejnë detyrën e tyre. Në disa raste përveç…
Largohet deponia ilegale e krijuar mbrëmë “Bajram e Gursel Sylejmani”
Ekipet e Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, kanë pastruar vendin ku ishin hudhur mbeturina, gjejgësisht në afërsi të kontejnerit nëntokësor në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”. Gjatë paraditës, zyrtarë të kompanisë vizituan vendin dhe e regjistruan ate si një deponi ilegale, me rast lajmruan edhe Inspektorin Komunal të Mjedisit. KRM “Pastërtia”, apelon edhe njëher tek qytetarët që të jenë më vigjelnt dhe më të ndërgjegjshëm, në mënyrë që të mos e degradojnë mjedisin.
Brenda natës është krijuar deponi ilegale e mbeturinave në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”
Në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj gjatë natës së mbrëmshme është krijuar një deponi ilegale e mbeturinave, me çrast qytetarë të papërgjegjshëm kanë hudhur bërllok jashtë kontejnerit nëntokësor. Përveç degradimit të ambientit, aty ka një kundërmbim të padurueshm thonë banorët përreth, me çrast zyrtarë të Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia”, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë verifikuar gjendjen. Udhëheqësi I operativës së kompanisë, tha se një gjendje e tillë ishte edhe para dy ditëve, por që pas intervenimit është sanuar gjendja dhe ishte kthyer në normalitet, gjatë natës mes të Hënës dhe të Martës. Për me keq, derisa gjithë këto mbeturina janë të shpërndara në hapësirën në nisje të parkut në atë pjesë të qytetit, kontejneri nëntokësor vazhdon të jetë I zbrazët, me hapësirë për të marrë spaku gjysmën e atyre mbeturinave. Për të mos lejuar që një gjë e tillë të përsëritet kompania ka…
Urime festa e Fitër Bajramit
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, uron gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit. Të nderuar besimtarë, me rastin e përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, urojmë që Zoti i Lartësuar t`ua pranojë agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar, si dhe t`ju shpërblejë me të mirat e tij, juve dhe familjet tuaja. Me respekt KRM “Pastërtia”Sh.a.Ferizaj.
Orari javor i bartjes së mbeturinave në Ferizaj
Qytetarë të nderuar respektojeni orarin e bartjes së mbeturinave nag kompania jonë, që bashkërisht të ruajm mjedisin. Orarin javor për bartjen e mbeturinave në Komunën e Ferizajt, mundë ta gjeni në këtë link; http://kreativiteti.com/pastertia.com/site/ëp-content/uploads/2015/10/sherbimi2015.pdf
Pastërtia heq kafshën e ngodhur të para disa ditëve (video)
Pasi kishte qëndruar për disa ditë një kafshë e ngordhur në lumin “Neredimja”, më sakt afër degëzimit tek bigurkacioni, është kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” që ka intervenuar për ta hequr ate. Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka intervenuar për ta hequr lopën e ngordhur, e cila kishte rënë në lumin “Neredimja”, gjegjësisht në afërsi të fenomenit bifurkacioni. Pas njoftimit të kompanisë nga ana e qytetarëve dhe inspektorit komunal, KRM “Pastërtia”, menjëhër ka angazhuar ekipet e veta për të tërhequr kafshën e ngordhur. Banorët përreth u shprehën të kënaqur me intervenimin e kompanisë pasi siç thanë ata, I ka shpëtuar nga kundërmimi dhe shpërndarja e ndonjë epidemie në këto temperatura të larta. Në terren ishin edhe inspektor komunal, për të parë nga afër angazhimin e punëtorëve të kompanisë, si dhe për të bërë verifikimin e largimit të kafshës. Ekipet e KRM “Pastërtia”, janë gjitherë në terren për të mbajur një…
KRM “Pastërtia” heq një deponi ilegale e mbeturinave në Kaçanik
Njësia operative e KRM “Pastërtia”, në Kaçanik përmes një aksioni ka larguar një deponi të eger të mburinave në lagjen Dushkaja, deponi kjo e cila është krijuar për një kohë të gjatë nga qytetarë të papërgjegjëshëm. Aksioni në fjalë është kryer në bashkpunim me komunën e Kaçanikut dhe KRU “Bifurkacioni”. KRM “Pastërtia”, në Ferizaj dhe dy njësitë e saja në Komunën e Shtimes dhe Kaçanikut, është e përkushtuar që të mbajë një ambient sa më të pastër. Për këtë duhet edhe kontributi i qytetarëve, të cilët nuk duhet të hudhin mbeturinat pa vend dhe duhet që të kryejnë obligimet për shërbimet e kompanisë.
Kush nuk e repsketon orarin e hudhjes së mbeturinave do të ndëshkohet
Klientëtë nderuar, tani e tutje kompania do të publikojë orarin javorë, çdo të Hënë për shtatë ditët e ardhme. Ju lutemi, respektojeni orarin për hudhjen e mbeturinave, në mënyrë që të kemi një qytet më të pastër. Duke respektuar orarin dhe vendin e caktuar, ne si kompani do ta kemi më të lehtë që ta, mbajmë ambientin më pastër. Hudhja e mbeturinave pa orar dhe jashtë vendit të caktuar është e ndaluar edhe me ligj, gjegjësisht në bazë të udhëzimit administrativ 14/2015, i MMPH-së, ju mund të ndëshkoheni dhe të gjobiteni, nga Policia e Kosovës dhe Inspektori i Mjedisit. Gjobat do të jenë mandatore dhe variojnë nga 5 deri në 100 euro. Prandaj derisa ju respektoni orarin, përveç që nuk do të ndëshkoheni, njëkohësisht, mund të lajmroni edhe shkelësit e ligjit, duke bashkëpunuar ngusht me kompaninë, Policinë e Kosovës dhe Inspektorin Komunal për Mjedis. Orarin javor për bartjen e mbeturinave…
Orari i bartjes së mbeturinave ditën e Martë për Ferizaj dhe Shtime
Qytetarë të nderuar, respektojeni orarin për hudhjen e mbeturinave, në mënyrë që të kemi një qytet më të pastër. Ju do të mund ta gjeni orarin e grumbullimit të mbeturinave nga KRM “Pastërtia”, në webfaqen tonë, të përditësuar çdo ditë. Orari për ditën e Marte, është siç vijon më poshtë: Për Ferizaj Për Shtime
Orari për mbledhjen e mbeturinave gjatë fundjavës
Qytetarë të nderuar, respektojeni orarin për hudhjen e mbeturinave, në mënyrë që të kemi një qytet më të pastër. Ju do të mund ta gjeni orarin e grumbullimit të mbeturinave nga KRM “Pastërtia”, në webfaqen tonë, të përditësuar çdo ditë. Orarin për ditët e fundjavës, klikoni mbi tabelë: