Lajme

Kompania Regjionale e Mbeturinava “Pastërtia”,  përmes pastrimit të rrugëve kryesore dhe sheshit të qytetit të Ferizajt, po jep kontributin e saj, për të mbajtur pastërtinë dhe për të ruajtur mjedisin. Përveç larjes së rrugëve dhe sheshit, është përdorur edhe preparate për të dezifektuar këto pjesë të qytetit tonë, në mënyrë që të ruhet sa më mirë shëndeti publik. KRM “Pastërtia”, i bën thirrje gjithë klientëve të saj, të kenë kujdes të shtuar me mbeturinat, gjegjësisht maskat, rrobat dhe gjësendet e përdorura të cilat janë përdorur si preventivë për COVID-19, të mbështjellen mirë, që të mos rrezikojnë shëndetin e punëtorëve të kompanisë, të cilët po kryejnë shërbime edhe në këtë gjendje emergjente.

Komisioni për shqyrtimin e dokumenteve për pozitën e Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në KRM „Pastërtia“ Sh. A. Ferizaj, me datë 09.03.2020, ka bërë shqyrtimin e dokumenteve të aplikantëve dhe ka anuluar Konkursin e Rishpallur Nr. 475, për pozitën Zëvendës Kryshef Ekzekutiv. Konkursi i lartëpërmendur është anuluar duke u bazuar në nënin 6, parafrafi 5, nënparagrafi 5.1 i Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Numri i referencës së pozitës së punës: 957/20 Titulli i pozitës: Zyrtar përAuditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj. Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj. Pozita: Zyrtar përAuditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre vjeçar. Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit përAuditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj. Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A.  Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj. Detyrat dhe përgjegjësit Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm. Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor. Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.…

Read more

NJOFTIM PER KONTRATE (RISHPALLJE) – Mirëmbajtja e automjeteve të KRM Pastërtia Sh.A.-Ferizaj

NJOFTIM PER ANULIMIN E AKTIVITETIT TE PROKURIMIT: Mirëmbajtja e automjeteve të  KRM  Pastërtia  Sh.A.-Ferizaj

Furnizimi me material për zyre për nevojat e KRM Pastërtia Sh.A.-Ferizaj

Konkurs pune per keto pozita: Dy (2) Inkasant dhe Dy (2) Punëtorë fizik Detajet e konkursit i gjeni ne dokumentin e bashkangjitur me poshte.

120/354