Kompania Regjionale e Mbeturinava “Pastërtia”, përmes pastrimit të rrugëve kryesore dhe
sheshit të qytetit të Ferizajt, po jep kontributin e saj, për të mbajtur pastërtinë
dhe për të ruajtur mjedisin.
Përveç larjes së rrugëve dhe sheshit, është përdorur edhe preparate për të
dezifektuar këto pjesë të qytetit tonë, në mënyrë që të ruhet sa më mirë shëndeti
publik.
KRM “Pastërtia”, i bën thirrje gjithë klientëve të saj, të kenë kujdes të shtuar me mbeturinat, gjegjësisht maskat, rrobat dhe gjësendet e përdorura të cilat janë përdorur si preventivë për COVID-19, të mbështjellen mirë, që të mos rrezikojnë shëndetin e punëtorëve të kompanisë, të cilët po kryejnë shërbime edhe në këtë gjendje emergjente.