Konkurs për Auditor të Brendshëm

Konkurs për Auditor të Brendshëm

Numri i referencës së pozitës së punës: 957/20

Titulli i pozitës: Zyrtar përAuditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.

Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.

Pozita: Zyrtar përAuditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre vjeçar.

Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit përAuditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj.

Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A.  Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësit

  • Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm.
  • Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor.
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi objektiv i burimeve të kompanisë, dhënja e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhmentin e kompanisë.
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe Komisionit për Auditimi të Brendshëm ti jep çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
  • Verifikimin e rregullt të përshtatshmërisë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë që librat dhe dokumentacioni i kompanisë duke përfshirë dokumentacionin financiar të mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit, ligjin dhe që projekt-deklarata vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt.
  • Raportimi i rregullt para Komisionit për Auditimi të Brendshëm dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ky Komision.
  • Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.

Kualifikimi dhe Aftësitë

  • Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi.
  • Të jetë  Auditor i licencuar ose Kontabilist i Licencuar.
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuara në menaxhim financiar.
  • Aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
  • Njohës i mirë i punës me  kompjuter.

Procedura e Aplikimit

  • Aplikacioni për punë – Kërkesa.
  • Biografia CV –ja dhe Letërnjoftimi fotokopje.
  • Letërmotivimi.
  • Diploma e Fakultetiti, Çertifikata e Auditorit të licencuar  apo e Kontabilistit të licencuar.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës si dhe dëshmi tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
  • Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga ana e gjykatës kompetente).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetë  duke filluar nga data 13.03.2020 deri më 27.03.2020      që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administratës të KRM”Pastërtia”Sh.A. Rr.”Enver Topalli” Nr.47,  Ferizaj prej orë 09:00 – 16:00.  Tel. për kontakt 0290 / 325 025