100 maska për KRM “Pastërtia” në Shtime nga rrobaqepësia “Arta”
Në vazhdën e përkrahjes së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, është bashkangjitur edhe rrobaqepsia “Arta” në Shtime, e cila ka dhuruar 100 maska mbrotjëse, për njësinë e kompanisë në atë komunë. Njerëz të vullnetit të mirë, të cilët janë krah punëtorëve që edhe në kohë pandemie tregojnë zemërgjerësinë e tyre sikur edhe mirënjohje, për punën që bëhet edhe në kohë të vështira. KRM “Pastërtia”, falënderon përzemërsisht të gjithë ata që po ndihmojnë, derisa zotohet se do të kryej detyrat me përgjegjësi të lartë, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet. Gjithashtu, përsërisim apelin tonë që të respektohet orari dhe lokacioni I caktuar për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që së bashku ta ruajm mjedisin dhe shëndetin tonë, sidomos në këtë kohë pandemie. #Rri n’shpi, ne nuk mundemi ju po!
Fondacioni “Dr. Sami Spahiu” ndihmon KRM “Pastërtia”
Në këtë kohë të vështirë për gjithë qytetarët sikur edhe për KRM “Pastërtia”, njerëz të vullnetit të mirë, vazhdojnë të na qëndrojnë pran. Sot, Fondacioni “Dr. Sami Spahiu”, vizitoi kompaninë tonë me ç’rast dhuroi maska dhe doreza për punëtorët të cilët janë në detyrë, përkundër kushteve të rënduara në këtë pandemi. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse këtij fondacioni, sikur edhe të gjithë atyre që kanë shprehur gatishmëri, që bashkërisht të luftojmë një të keqe që ka goditur gjithë globin. #Rri n’shpi, ju mundeni ne jo!
“Pastërtia” vazhdon me mbrojtjen e ambientit
KRM “Pastërtia” në Ferizaj, krahas punëve të përditshme në bartjen e mbeturinave vazhdon edhe me aktivitetin e larjës dhe dezinfektimin e rrugëve në në qytetin tonë. Punëtorët e kompanisë, janë në krye të detyrës për të siguruar një ambient të pastër, prandaj apelojmë tek qytetarët të respektojnë orarin dhe të zgjedhin lokacionin për grumbullimin e mbeturinave. Gjithashtu ripërsërim apelin që mjetet mbrojtëse nga virusi Koronoa, ti mbështjellin mirë në mënyrë që të mos rrezikojnë punëtorët, që edhe në këtë kohë nuk ndalen. E gjitha kjo po bëhet me qëllim të minimizimit të përhapjës së pandemisë Covid-19. Së bashku ta kemi një ambient më të pastër! #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo!
As bora gjatë pandemisë, nuk e ndalë punën e KRM ”Pastërtia”
As bora gjatë pandemisë nuk e ndalë punën e KRM ”Pastërtia” Përkundër që kushtet atmosferike kanë ndryshuar, ato nuk e ndalin punën e KRM “Pastërtia”. Më meritorët, punëtorët e oprativave në të tri njësitë tona janë në terren për të kryer shërbimet, anipse kushtet amtosferike edhe në kohë pandemie, po e vështirësojnë punën e tyre. KRM ”Pastërtia”, ka vendosur që të qëndrojë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të vështira, prandaj ekipet tona janë në terren duke punuar. Lusim klientët dhe gjithë qytetarët, që ta kenë parasyshë mesazhin tonë të para disa ditëve, për t’mos hudhur pa vend dhe pa I izoluar mirë maskat, dorzat dhe të tjera pajisje që i përdorin për mbrojtje nga COVID-19. Mendoni për ata, të cilët po ju qëndrojnë afër edhe në këto ditë. #Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo #Papanikë por me #kujdes të shtuar.
Njoftim për kryerjen e obligimeve
Klient të nderuar, KRM “Pastërtia” ju nofton se pagesat për shërbimet tona, mund t’i bëni përmes pikave të “WESTERN UNION”, ose edhe në pikat e arkëtimit siç janë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Naim Beka”, në rrugën Vëllezit Gërvalla”, si dhe në zyrat e objektit të kompanisë, në rrugën “Enver Topalli”. Ky njoftim bëhet, pasi gjatë ditëve të fundit, ka pasur klient të cilët janë paraqitur në zyrat tona për ta bërë pagesën e faturës dhe shlyerjen e borxheve që kanë ndaj KRM “Pastërtia”.
KRM “Pastërtia” do të kryej shërbimet edhe në këtë situatë
Klient të dashur, KRM “Pastërtia”, do të kryej shërbime edhe në këtë situatë të “jashtëzakonshme” që është krijuar në vend nga Pandemia. Operativa e kësaj kompanie, do të jetë në terren në të tri komunat ku operon si Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, për të kryer shërbimet, gjithëherë duke pasur parasysh oraret që duhet t’I respektoni. Kreu I këtij institucioni, Dukagjin Hetemi, ka kërkuar edhe zyrtarisht bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht I ka dërguar emrat e punëtorëve të cilët janë në terren gjatë këtyre ditëve, kur edhe janë shtuar masat për mbrojtje nga COVID-19. #rriNshpi, Ne nuk mundemi, ju PO!
Labinot Tahiri dhuron 600 maska për KRM “Pastërtia”
Këngëtari dhe humanisti i mirënjohur ferizajas, Labinot Tahiri, ka dhuruar sot 600 maska për kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastërtia”. Tahirin e priti kryeshefi i kësaj kompanie, Dukagjin Hetemi, i cili e falënderoi përzemërsiht për kontributin e tij, që në këto ditë të vështira i qëndron afër punëtorëve të KRM “Pastërtia”, të cilët janë në terren edhe në këto ditë vështira. Kujtojmë se Labinot Tahiri, përveç që është një humanist i mirënjohur, ai gjithashtu është një nga figurat publike të estradës, që shpesh organizon aktivitete për mbrojtje të ambientit.

