KRM “Pastërtia” në Ferizaj, krahas punëve të përditshme në bartjen e mbeturinave vazhdon edhe me aktivitetin e larjës dhe dezinfektimin e rrugëve në në qytetin tonë.
Punëtorët e kompanisë, janë në krye të detyrës për të siguruar një ambient të pastër, prandaj apelojmë tek qytetarët të respektojnë orarin dhe të zgjedhin lokacionin për grumbullimin e mbeturinave.
Gjithashtu ripërsërim apelin që mjetet mbrojtëse nga virusi Koronoa, ti mbështjellin mirë në mënyrë që të mos rrezikojnë punëtorët, që edhe në këtë kohë nuk ndalen.
E gjitha kjo po bëhet me qëllim të minimizimit të përhapjës së pandemisë Covid-19.
Së bashku ta kemi një ambient më të pastër!
#Rrinshpi, ju mundeni, Ne jo!