100 maska për KRM “Pastërtia” në Shtime nga rrobaqepësia “Arta”

100 maska për KRM “Pastërtia” në Shtime nga rrobaqepësia “Arta”

Në vazhdën e përkrahjes së punëtorëve të KRM “Pastërtia”, është bashkangjitur edhe rrobaqepsia “Arta” në Shtime, e cila ka dhuruar 100 maska mbrotjëse, për njësinë e kompanisë në atë komunë.

Njerëz të vullnetit të mirë, të cilët janë krah punëtorëve që edhe në kohë pandemie tregojnë zemërgjerësinë e tyre sikur edhe mirënjohje, për punën që bëhet edhe në kohë të vështira.

KRM “Pastërtia”, falënderon përzemërsisht të gjithë ata që po ndihmojnë, derisa zotohet se do të kryej detyrat me përgjegjësi të lartë, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet.

Gjithashtu, përsërisim apelin tonë që të respektohet orari dhe lokacioni I caktuar për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që së bashku ta ruajm mjedisin dhe shëndetin tonë, sidomos në këtë kohë pandemie.

#Rri n’shpi, ne nuk mundemi ju po!