Klient të dashur, KRM “Pastërtia”, do të kryej shërbime edhe në këtë situatë të “jashtëzakonshme” që është krijuar në vend nga Pandemia.
Operativa e kësaj kompanie, do të jetë në terren në të tri komunat ku operon si Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime, për të kryer shërbimet, gjithëherë duke pasur parasysh oraret që duhet t’I respektoni.
Kreu I këtij institucioni, Dukagjin Hetemi, ka kërkuar edhe zyrtarisht bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjegjësisht I ka dërguar emrat e punëtorëve të cilët janë në terren gjatë këtyre ditëve, kur edhe janë shtuar masat për mbrojtje nga COVID-19.
#rriNshpi, Ne nuk mundemi, ju PO!