Për ditën e pranverës, “Pastërtia” me aksion të veçant
Me rastin e ditës së pranverës Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka marrë përsipër që të pastrojë shtratin e hekurudhës, që përshkon qytetin e Ferizajt nga stacioni hekurudhor deri tek rrethrrotullimi para policisë. Edhe pse KRM “Pastërtia”, është në terren gjatë 365 ditëve dhe pastron gjithë qytetin dhe bartë mbeturinat në pjesën më të madhe të fshatrave të komunës së Ferizajt, ajo sot me një aksion të veçant e simbolik për ditën e pranverës u angazhua për të hequr mbeturinat në shtratin e hekurudhës në këtë qytet. Aksioni I ndërmarrë sot ka përqëllim vetëdijësimin e qytetarëve që të mos e shfrytëzojnë atë pjesë si deponi apo pikë të hudhjes së mbeturinave, meqë një veprim I tillë I jep pamje të shëmtuar qytetit të Ferizajt. E, kompania e quan aksion të veçant, meqë shtrati I hekurudhës është përgjegjësi e Hekurudhave të Kosovës, e cila kompani shumë rrallë angazhohet për ta…
Komuna e Kaçanikut dhe Pastërtia bëjnë me kontejner 79 familje
Pastërtia në bashkpunim me komunën e Kaçanikut ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve 120 litërsh në tri zona të kësaj komune. Njësia operative e KRM “Pastërtia” në Kaçanik, falë një donacioni të komunës ka shpërndarë 79 kontejnerë 120 litërsh në tri zona të kësaj komune, gjegjësisht në fshatrat Runjevë, Trimor dhe Bob. Sipas kreut të njësisë operative në Kaçanik, Ferat Malësiu, shpërndarja e këtyre kontejnerëve për 79 ekonomi familjare, ndihmon punën e kompanisë, banorëve u lehtëson grumbullimin e mbeturinave, ndërsa njëkohësisht kontribuon edhe në ruajtjen e mjedisit, meqë bërlloku nuk do të shpërndahet nga qent endacak. Malësiu gjithashtu u bëri thirrje përfituesve të këtyre kontejnerëve, që t’i ruajn ato si pasuri të tyren edhe pse I kanë vetëm në shfrytëzim, meqë dëmtimi I tyre sjell telashe për kompaninë, mjedisin por edhe do të ketë pasoja për keqbërsit, derisa shoti se kjo thirrje vie përshkak të përvojave të këqija të më…
“Pastërtia” falëndëron sojevasit për parandalimin e deponisë ilegale
Banorë të fshatit Sojeve kanë parandaluar sot krijimin e një deponie ilegale të bërllokut në vendbanimin e tyre, pasi qytetarë të pandërgjeshëm kanë tentuar të zbrazin një kamionetë me plot mbeturina. Këtë hap të banorëve e mësuam përmes rrjetit social facebook, pasi një sojevas e kishte postuar si triumf të një veprimi të mençur e të qytetëruar, për të mbrojtur ambientin në të cilin jetojnë banorët e asaj ane. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse banorëve të Sojevës meqë përveç përfitimit të tyre për një mjedis të pastër, me këtë rast e kanë kursyer edhe kompaninë si dhe komunën e Ferizajt. Ky veprim I banorëve të Sojevës, përveç që duhet të çmohet lart dhe të ndjeket edhe nga banorë të zonave dhe fshatrave të tjera të komunës tonë, njëkohësisht duhet të jetë edhe inkurajim për policinë dhe inspektoratin komunal të mjedisit që t’u dalin në ndihmë.
Sqarim për opinion dhe medie, lidhur me shkrimin për tenderin për krip dhe rërë
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, është e detyruar të reagoj ndaj një të vertete të shtrembëruar nga webfaqja insajder.com e mëpastaj e ripublikuar nga zeropese.com, lidhur me tenderin e hapur të ditëve të fundit për furnizim me krip e rërë. Për të sqaruar më mirë, dy webfaqet të cilat pa e konfirmuar mirë se a ka patur më herët tender të shpallur, kanë publikuar se kompania tenton të furnizohet 10 ditë pas reshjeve të mëdha të borës, por nuk kanë marrë mundin të shfletojë webfaqen e kompanisë, për të parë se në fakt tender të tillë ka patur që nga nëntori i 2016-së. Për më tej “Pastërtia” sqaron dy mediumet, por edhe opinionin se që nga fillimi I sezonit dimëror, në rrugët e Ferizajt kjo kompani ka shpërndarë mbi 260 ton krip e rërë, një pjesë e mbetur nga viti I kaluar, e një pjesë tjetër e furnizuar me kohë…
Njoftim për faljen e borxheve
Qytetarë të nderuar, që nga e Hëna e 23 janarit KRM “Pastërtia” ka vazhduar të me faljen e borxheve sipas Ligji Nr. 05/L -119, afati I të cilit është shtyrë deri në shtator të këtij viti. Klientët e KRM “Pastërtia”, për të përfituar nga ky ligj duhet që të vizitojnë zyret e kompanisë për të bërë riprogramimin e borxhit, I cili është akumuluar nga viti 2009 e këtej. Subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas nenit 4 të ligjit bazik, këtë të drejtë mund ta realizojnë, deri më 1 shtator 2017.
“Pastërtia” po vazhdon të jetë në terren gjatë 24 orëve për të pastruar borën dhe akullin
KRM “Pastërtia” në Ferizaj po punon gjatë shtatë ditëve të javës 24 orë pa ndërprerë, për të siguruar qarkullim më të mirë të këmbësorëve dhe makinave. Prioritet opretiva ferizajase I ka dhënë trotuareve dhe rrugëve që janë me frekunetim më të madh dhe ku ka trashësi më të madhe të akullit, aty ku kripa nuk kryen punë. Ekipet e KRM “Pastërtia” në Ferizaj, janë duke punuar në terren gjatë gjithë 24 orëve për 7 ditë të javës, për të pastruar borën dhe akullin në rrugë e trotuare, për të cilat është e kontraktuar. Ekipet e saja me makineri dhe punëtorët fizik janë angazhuar me të madhe, duke pasur prioritet ato rrugë dhe trotuare që janë me shtresë më të madhe të akullit. e ku është më I vështirë qarkullimi për këmbësorë. Por nuk po mbeten anash as rrugët dhe rrugicat të cilat po pastrohen dhe po hudhet kripë e rërë…
Gëzuar 2017
Qytetarë të nderuar, me që po nisim rrugëtimin me një kalendar të ri, për një motmot tjetër, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, dështiron t’ju uroj një vit të mbarë me plot begati e të mira. KRM “Pastërtia”, për një ambient më të pastër!
Bordi I drejtorëve të KRM “Pastërtia” përmbylli punën për vitin 2016
Bordi I drejtorëve të KRM “Pastërtia” përmbylli punën për vitin 2016 Takimi I bordi i drejtorëve të KRM “Pastërtia”, ky i dhjetorit ishte i 14-ti me radhë dhe njëherit i fundit për vitin 2016, në të cilin u miratua edhe raporti i punës. Nga 14 takime, bordi dy i kishte të jashtëzakonshme, një me Mbledhje e Përgjithshme e Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve, dhe një i ishte dedikuar GiZ-it gjerman, respektivisht garës pwr mjedis të pastër. Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve gjatë vitit 2016 Bordi i Drejtorëve i KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2016 ka mbajtur gjithsej katërmbëdhjet (14) mbledhje, prej tyre: Dhjetë (10) Mbledhje të Rregullta të Bordit të Drejtorëve, Një Mbledhje e Përgjithshme e Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve, Dy Mbledhje të Jashtzakonshme të Bordit të Drejtorëve dhe Një Mbledhje e Bordit të Drejtorëve është mbajtur me ekspertin e GIZ-it z.Kristian…
Urime festa kombetare
KRM “Pastërtia”, ju uron Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci. 28 Nëntori i vitit 1912, është Dita e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së shteti të parë Shqiptarë, prandaj njëherit është data më e rëndësishme në historinë e kombit tonë. Në këtë ditë duhet t’u perkulemi me gjithë nderin dhe respektin, dëshmorëve dhe atyre qe sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre, për ta parë kombin dhe atdheun e tyre të lirë dhe të përparuar. Urime!
Kamion me mbeturina zbrazet ne përreth rrugës “Driton Islami” (video)
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka ngritur disa herë zërin për shkelësit e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e ambientit dhe të mbeturinave, por që për këta shkelës shumë rrallë herë janë ndërmarrë masa. Këtë herë organet përkatëse kanë një video të postuar nga qytetarët në Facebook, madje duke e gjykuar si gjest të ulët, xhiruesit I thonë edhe numërat e tabelave të atij kamioni, që e bënë shumë më të lehtë identifikimin e përgjegjësve. KRM “Pastërtia”, edhe njëher kërkon bashkpunimin e qytetarëve, OJQ-ve të ndryshme por mbi të gjitha të organeve kompentente ligjzbatuese, që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pastërtinë e qytetit dhe komunës së Ferizajt.