Kamion me mbeturina zbrazet ne përreth rrugës “Driton Islami” (video)

Kamion me mbeturina zbrazet ne përreth rrugës “Driton Islami” (video)

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka ngritur disa herë zërin për shkelësit e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e ambientit dhe të mbeturinave, por që për këta shkelës shumë rrallë herë janë ndërmarrë masa. Këtë herë organet përkatëse kanë një video të postuar nga qytetarët në Facebook, madje duke e gjykuar si gjest të ulët, xhiruesit I thonë edhe numërat e tabelave të atij kamioni, që e bënë shumë më të lehtë identifikimin e përgjegjësve.

 

KRM “Pastërtia”, edhe njëher kërkon bashkpunimin e qytetarëve, OJQ-ve të ndryshme por mbi të gjitha të organeve kompentente ligjzbatuese, që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pastërtinë e qytetit dhe komunës së Ferizajt.