Bordi I drejtorëve të KRM “Pastërtia” përmbylli punën për vitin 2016

Bordi I drejtorëve të KRM “Pastërtia” përmbylli punën për vitin 2016

Bordi I drejtorëve të KRM “Pastërtia” përmbylli punën për vitin 2016

Takimi I bordi i drejtorëve të KRM “Pastërtia”, ky i dhjetorit ishte i 14-ti me radhë dhe njëherit i fundit për vitin 2016, në të cilin u miratua edhe raporti i punës. Nga 14 takime, bordi dy i kishte të jashtëzakonshme, një me Mbledhje e Përgjithshme e Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve, dhe një i ishte dedikuar GiZ-it gjerman, respektivisht garës pwr mjedis të pastër.

Mbledhjet e Bordit të Drejtorëve gjatë vitit 2016

Bordi i Drejtorëve i KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2016 ka mbajtur gjithsej  katërmbëdhjet (14) mbledhje, prej tyre:

  • Dhjetë (10) Mbledhje të Rregullta të Bordit të Drejtorëve,
  • Një Mbledhje e Përgjithshme e Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve,
  • Dy Mbledhje të Jashtzakonshme të Bordit të Drejtorëve dhe
  • Një Mbledhje e Bordit të Drejtorëve është mbajtur me ekspertin  e GIZ-it z.Kristian Hofbruckl, lidhur me projektin “Gara për Mjedis të Pastër” për fitimin e granteve nga Qeveria Gjermane pjesë e së cilës garë është edhe KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj.

Në vazhdim po prezantojmë në mënyrë kronologjike mbajtjen e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve:

  1. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 27.01.2016,
  2. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 03.02.2016,
  3. Mbledhje e Jashtzakonshme e Bordit të Drejtorëve, datë 08.02.2016,
  4. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 29.03.2016,
  5. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 20.04.2016,
  6. Mbledhja e Përgjithshme e Komisionit Komunal të Aksionarëve me Bordin e Drejtorëve, datë 26.04.2016,
  7. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 30.05.2016,
  8. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve me ekspertin e GIZ-it z.Kristian Hofbruckl,datë 08.06.2016,
  9. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 28.07.2016,
  10. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 09.09.2016,
  11. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 31.10.2016,
  12. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 21.11.2016,
  13. Mbledhje e Jashtzakonshme e Bordit të Drejtorëve, datë 30.11.2016,
  14. Mbledhje e Rregullt e Bordit të Drejtorëve, datë 21.12.2016,

 

Bordi i Drejtorëve i KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2016 në mbledhjet e mbajtura ka marrur gjithsej njëzetedy (22) Vendime të gjitha të rëndësishme në forma të ndryshme si për Punëtorët ashtu për Kompaninë dhe Klientët. Në mesin e vendimeve të marra nga ana e Bordit të Drejtorëve si më i rëndësishmi për punëtorë dhe që ka ndikuar drejtëpërsëdrejti në mirqenjën e tyre është Vendimi i datës 03.02.2016 për ngritje të pagave të punëtorëve. Nga ky vendim kanë përfituar pjesa më e madhe e punëtorëve kryesisht punëtorët fizik nga sektori i Operativës. Po ashtu njëri ndër vendimet e rëndësishme i datës 21.12.2016 është edhe aprovimi i skemës organizative – organogramit të plotësuar të KRM ”Pastërtia”.

Gjithashtu Bordi i Drejtorëve i KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2016 ka miratuar tri rregullore. Rregulloret e miratuara janë shumë të rëndësishme për menaxhmentin e Kompanisë pasi që është rregulluar fushëveprimi i brendshëm duke përfshi menaxhimin e pasurive dhe Aseteve nga personat përgjegjës në Kompani, është rregulluar zbatimi i procedurave dhe politikave afariste të Kompanisë dhe është rregulluar e gjithë procedura duke fillusr nga paraqitja e kërkesës e deri te furnizimi i një materiali si nga jashtë po ashtu edhe nga Depoja.

 

Rregulloret e miratuara nga Bordi i Drejtorëve gjatë këtij viti janë:

 

  1. Rregullore për Menaxhimin e Pasurisë dhe Aseteve në KRM”Pastërtia”Sh.A.Ferizaj;
  2. Regullore për Zbatimin e Procedurave dhe Politikave Afariste në KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj;
  3. Regullore për Procedurat e Furnizimit me Material nga Depoja dhe blerja e tij në KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj.

Në kuadër të punës së Bordit të Drejtorëve rreth shqyrtimit dhe aprovimit të rregulloreve dhe vendimeve të rëndësishme për kompaninë vlenë të thuhet se të gjitha janë aprovuar në mënyrë unanime.

Bordi i Drejtorëve është marrë në baza tremujore me analizën e gjjendjes në kompani dhe vlerësimin e performancës së kompanisë. Sa i përket bashkëpunimit të Bordit të Drejtorëve me ekzekutivin e kompanisë duke përfshi Kryeshefin Ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë të lartë duhet thënë se është në nivel të lartë dhe shumë konstruktiv. Është e rëndësishme që kjo mënyrë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tej gjatë viteve në vijim.

Me këtë Raport në pika të shkurtëra është pasqyruar puna e Bordit të Drejtorëve të KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj, ku më gjerësisht kjo punë pasqyrohet në katërmbëdhjetë (14) Procesverbalet e Mbledhjeve të miratuara nga Bordi pas secilës Mbledhje.

SFIDAT

KRM Pastërtia tash e një kohë të gjatë ballafaqohet me vështirësi të shumta. Disa prej vështirësive me të cilat po ballafaqohet kompania:

  • Pamundësia e zbatimit të ligjit për mbeturina (Ligji për Mbeturina 04/L-060 është aprovuar në vitin 2012 dhe ende nuk implmentohet nga komunat, kryesisht për shkak të kostos financiare);
  • Borgjet e shumta të trashëguara;
  • Kontestet e shumta gjyqësore;
  • Mungesa e mekanizmit detyrues të inkasimit;
  • Planifikimet jo adekuate buxhetore nga ana e komunave dhe mosharmonizimi real me kërkesat dhe nevojat e kompanisë.
  • Makineria e pamjaftueshme dhe tejet e vjetruar;
  • Trajtimi i mbetjeve shtazore (mungesa e kompanive të licencuara);
  • Numri i madh i rasteve sociale paraqet një sfidë më vete.

Ferizaj,

Datë: 27.12.2016.