Njoftimi për përmirësim dhe Konkursi i përmirësuar për zv.Kryeshef Ekzekutiv të KRM”Pastertia”Sh.A Ferizaj
Me ane te kesaj shkrese ju njoftojme se data e mbylljes sd Konkursit Nr-1715119 per z€vendes Kryeshef Ekzekutiv te KRM “Pastertia”Sh.A. Ferizaj, per shkak te gabimit teknik ne versionin e gjuhes shqipe data e perfundimit te konkursit eshte shenuar 29.O9.2OI9, ndersa ka qene dashur te jete data 29.08.2019 ashtu siq edhe parashihet sipas procedurave te Konkursit. Njoftimi i Konkursit Nr-1715 ll9 per zevendes Kryeshef Ekzekutiv me date te permiresuar te mbylljes se Konkursit te do ti bashkangiitet Njoftimit Nr-1921. Ju falenderojme per mirekuptim
Diskutohet gjendja e KRM “Pastërtia”, Kryetarët e Komunave Ferizaj, Shtime, Kaçanik garantojnë investime në makineri dhe pajisje për ngritjen e nivelit të pastërtisë
Funksionimi dhe gjendja e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” ishte sot, temë e diskutimit mes Kryetarëve të Komunave Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik me bordin e drejtorëve dhe kryeshefin e kësaj kompanie, Dukagjin Etemi. Në këtë takim, u diskutuan një varg çështjesh që në thelb orientojnë zhvillimin e kësaj kompanie. Nikoqiri dhe njëherit aksionari më i madh me mbi 70% të aksioneve në këtë kompani, Komuna e Ferizajt, përmes Kryetarit të Komunës, Agim Aliu tha se takime të tilla i shërbejnë zhvillimit dhe orientimit të politikave që çojnë përpara këtë kompani, porse dhe ndihmojnë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet kompania “Pastërtia”. Ai u shpreh i gatshëm që si komunë me dominimin e aksioneve në këtë kompani, të marr përsipër një varg masash në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit, duke investuar në makineri dhe pajisje që do të shërbenin për ngritjen e nivelit të pastërtisë në territorin…

