Për një muaj “Pastërtia” bartë gati 2 milion kilogram mbeturina

Për një muaj “Pastërtia” bartë gati 2 milion kilogram mbeturina

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka realizuar grumbullimin dhe bartjen e mbi 1 milion e 900 mijë kilogram mbeturinave në tri komunat, Ferizaj, Kaçanik e Shtime.

Raport 1 mujor i zbrazjes se mbeturinave

 

 

Gjatë muajit maj KRM “Pastërtia”, ka kryer bartjen e mbi 1 milion kilogram mbeturinave në tri komunat ku operon kjo kompani.

Sipas zyrtarit të Operativës Regjionale të kompanisë “Pastërtia”, Agim Rexhepi, vetëm në komunën e Ferizajt, ekipet kanë kryer bartjen e mbi 1 milion kilogramëve mbeturina, ku më shumë se gjysma e tyre është dërguar në deponitë e largëta si në Velekincë të Gjilanit dhe Mirash të Obiliqit, ndërsa rreth 700 mijë janë dërguar në deponinë e Gurëzës.

Pas njësisë së Ferizajt, është ajo e Shtimes që ka bartur më shumë mbeturina se njësia në Kaçanik.

Derisa njësia e Kaçanikut ka dërguar mbi 190 mijë kilogramë mbeturina , prej të cilave 93 mijë prej tyre janë dërguar në Gurëz ndërsa të tjerat në Gjilan e Prishtinë.

Ekipet e ndërmarrjes “Pastërtia” në Shtime ka bartur rreth 200 mijë kilogramë mbeturina, e të cilat janë zbrazur në Prishtinë.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, është duke punuar me kapacitete të plota, në mënyrë që të mbajë pastërtinë e tri komunave. Përveç bartjes së mbeturinave është kujdesur edhe për pastrimin e dhjetëra rrugëve, shesheve si dhe mirëmbajtjen e parqeve. Luten të gjithë banorët e tri komunave ku operon “Pastërtia”, që të respektojnë orarin e bartjes së mbeturinave.