Ferizaj, 20.03.2025 – Komisioni Përzgjedhës ka përfunduar procesin e vlerësimit për pozitën e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv në KRM “Pastërtia” Sh.A Ferizaj, në përputhje me Udhëzimin Administrativ MFPT – Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
Pas zhvillimit të testit me shkrim më 26.02.2025 dhe intervistës verbale më 11.03.2025, si dhe bazuar në rezultatet e arritura, është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë:
✅ Emri dhe Mbiemri: Avdi Tahiri
Vendi: Ferizaj
Rezultati i Testit me Shkrim: 85%
Rezultati i Intervistës Verbale: 88%
Rezultati Përfundimtar: 86%
Falënderojmë të gjithë kandidatët që aplikuan dhe morën pjesë në këtë proces për kontributin dhe interesimin e tyre.
KRM “Pastërtia” Sh.A Ferizaj