NJOFTIM PËR ANULIM TË KONKURSIT

NJOFTIM PËR ANULIM TË KONKURSIT

Komisioni përzgjedhës për pozitën Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj, më datën 13.10.2020, pas shqyrtimit të dokumenteve-aplikacioneve të kandidatëve që kanë aplikuar për vendin e punës Zyrtar për Auditim të Brendshëm kanë vërtetuar se nga të gjitha aplikacionet e pranuara prej kandidatëve vetëm njëri prej tyre i plotësonte kushtet e përcaktuara në konkurs.
Andaj, Komisioni përzgjedhës, duke u bazuar në Nenin 6, paragrafi 5 nënparagrafi 5.1 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik kanë anuluar Konkursin e Rishpallur Nr.2197, për pozitën e Zyrtar për Auditim të Brendshëm.