Në mungesë të masave ndëshkimore, gjendja e mjedisit sa shkon e ndotet më shumë nga qytetarët të cilët nuk e respektojnë orarin për hudhjen e mbeturinave dhe në vendet e caktuara për grumbullimin e tyre.
Në dy ditë të fundjavës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, gjegjësisht njësia operative e Ferizajt ka hequr mbi 30 tonelata mbeturina vetëm në disa pika grumbulluese brenda qytetit, pa I përmendur edhe të tjerat në orare të zakonshme.
Gjendja e mjedisit të ndotur sa shkon e rritet këtyre ditëve të fundit, e krejt kjo në mungesë të respektimit të ligjit për mbrojtjen e mjedisit gjegjësisht të Urdhëzimit Administrativ 14/2015, me çrast organet kompentente nuk gjobisin ndotësit apo ata që nuk respektojnë orarin dhe vendin e hudhjes së mbeturinave.
KRM “Pastërtia”, disa herë edhe publikisht ka ftuar këto dy organe që të respektojnë këtë Udhëzim Administrativ, por tani edhe njëher e ripërsëritë thirrjen për shkak se me ngritjen e temperaturave dhe ardhjen e mërgimtarëve (kur edhe rritet numri I banorëve), kompania nuk do të mund të përballojë që të vazhdoje me tempo të stërngarkuar dhe kosto tejet të madhe.
Në dy ditët e fundjavës angazhimin e Njësisë Operative të KRM “Pastërtia” në Ferizajt, mund ta shihni përmes fotove më poshtë, kur vetëm pak orë pas bartjes së mbeturinave dhe pastrimit të vendit, vetëm pas pak orëve qytetarë të pandërgjegjëshëm kanë mbushur jo vetëm kontejnerët por edhe pjesën sipër e përreth, madje edhe me kafshë të ngordhura.
Vlenë të përmendet se këto mbeturina nuk janë vetëm të banorëve të qytetit, por sipas informacioneve nga qytetarët ato vijnë edhe nga vendbanimet e ndryshme rurale të komunës së Ferizajt.