Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, është e detyruar të reagoj ndaj një të vertete të shtrembëruar nga webfaqja insajder.com e mëpastaj e ripublikuar nga zeropese.com, lidhur me tenderin e hapur të ditëve të fundit për furnizim me krip e rërë.
Për të sqaruar më mirë, dy webfaqet të cilat pa e konfirmuar mirë se a ka patur më herët tender të shpallur, kanë publikuar se kompania tenton të furnizohet 10 ditë pas reshjeve të mëdha të borës, por nuk kanë marrë mundin të shfletojë webfaqen e kompanisë, për të parë se në fakt tender të tillë ka patur që nga nëntori i 2016-së.
Për më tej “Pastërtia” sqaron dy mediumet, por edhe opinionin se që nga fillimi I sezonit dimëror, në rrugët e Ferizajt kjo kompani ka shpërndarë mbi 260 ton krip e rërë, një pjesë e mbetur nga viti I kaluar, e një pjesë tjetër e furnizuar me kohë por në periudha të ndryshme.
Kompania ka shpallur tenderin, sepse konsideron që ende jemi në sezonin e dimrit dhe se në rast nevoje të jetë e përgatitur për të hudhur kripë e rërë, sikur ka bërë edhe më herët.
KRM “Pastërtia”, I bën thirrje medieve që të verifikojnë të dhënat si më poshtë, për të dëshmuar vetëm një të vërtetë, pasi dy të tilla nuk mund të ekzistojnë.
Shih linkun e webafes “Pastërtia”: