Monthly Archives: February 2017

Pastërtia në bashkpunim me komunën e Kaçanikut ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve 120 litërsh në tri zona të kësaj komune.    Njësia operative e KRM “Pastërtia” në Kaçanik, falë një donacioni të komunës ka shpërndarë 79 kontejnerë 120 litërsh në tri zona të kësaj komune, gjegjësisht në fshatrat Runjevë, Trimor dhe Bob. Sipas kreut të njësisë operative në Kaçanik, Ferat Malësiu,  shpërndarja e këtyre kontejnerëve për 79 ekonomi familjare, ndihmon punën e kompanisë, banorëve u lehtëson grumbullimin e mbeturinave, ndërsa njëkohësisht kontribuon edhe në ruajtjen e mjedisit, meqë bërlloku nuk do të shpërndahet nga qent endacak. Malësiu gjithashtu u bëri thirrje përfituesve të këtyre kontejnerëve, që t’i ruajn ato si pasuri të tyren edhe pse I kanë vetëm në shfrytëzim, meqë dëmtimi I tyre sjell telashe për kompaninë, mjedisin por edhe do të ketë pasoja për keqbërsit, derisa shoti se kjo thirrje vie përshkak të përvojave të këqija të më…

Read more

Banorë të fshatit Sojeve kanë parandaluar sot krijimin e një deponie ilegale të bërllokut në vendbanimin e tyre, pasi qytetarë të pandërgjeshëm kanë tentuar të zbrazin një kamionetë me plot mbeturina. Këtë hap të banorëve e mësuam përmes rrjetit social facebook, pasi një sojevas e kishte postuar si triumf të një veprimi të mençur e të qytetëruar, për të mbrojtur ambientin në të cilin jetojnë banorët e asaj ane. KRM “Pastërtia”, I është mirënjohëse banorëve të Sojevës meqë përveç përfitimit të tyre për një mjedis të pastër, me këtë rast e kanë kursyer edhe kompaninë si dhe komunën e Ferizajt. Ky veprim I banorëve të Sojevës, përveç që duhet të çmohet lart dhe të ndjeket edhe nga banorë të zonave dhe fshatrave të tjera të komunës tonë, njëkohësisht duhet të jetë edhe inkurajim për policinë dhe inspektoratin komunal të mjedisit që t’u dalin në ndihmë.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, është e detyruar të reagoj ndaj një të vertete të shtrembëruar nga webfaqja insajder.com e mëpastaj e ripublikuar nga zeropese.com, lidhur me tenderin e hapur të ditëve të fundit për furnizim me krip e rërë. Për të sqaruar më mirë, dy webfaqet të cilat pa e konfirmuar mirë se a ka patur më herët tender të shpallur, kanë publikuar se kompania tenton të furnizohet 10 ditë pas reshjeve të mëdha të borës, por nuk kanë marrë mundin të shfletojë webfaqen e kompanisë, për të parë se në fakt tender të tillë ka patur që nga nëntori i 2016-së. Për më tej “Pastërtia” sqaron dy mediumet, por edhe opinionin se që nga fillimi I sezonit dimëror, në rrugët e Ferizajt kjo kompani ka shpërndarë mbi 260 ton krip e rërë, një pjesë e mbetur nga viti I kaluar, e një pjesë tjetër e furnizuar me kohë…

Read more

4/4