Vetëm gjatë muajit tetor Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka bartur 2 milion e 55 mijë e 70 kilogram mbreturina nga tri komunat ku operon, Ferizaj, Kaçanik e Shtime.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga të trija njësitë operative, del që komuna e Ferizajt prinë me mbeturina, ku kompania jonë ka bartur rreth 1 milion e 800 mijë mbeturina, të cilat I ka dërguar nëpër deponitë e ndryshme.
E dyta njësi është ajo e Shtimes e cila gjatë muajit të kaluar ka bartur rreth 260 mijë kilogram, duke I deponuar ato në Gërlicë, Velekincë të Gjilanit dhe në Prishtinë. Ndërkaq komuna e Kaçanikut në muajin tetor ka krijuar rreth 218 mijë kilogram mbeturina, të cilat I ka hequr njësia operative e KRM “Pastërtia”.
Sipas operativës së KRM “Pastërtia”, rreth 834 mijë kilogram mbeturina janë zbrazur në deponinë në Gurëz, 119 mijë janë zbrazur në Gjilan, ndërkaq këtë muaj kjo kompani është detyruar të dërgojë mbëturina për deponim edhe në Mitrovicë, gjegjësishtë rreth 32 mijë e 50 kilogram.
Sipas raportit të kompanisë “Pastërtia”, për zbrazjen e mbeturinave për muajin tetor, del që mesatarja e mbeturinave ditore në komunën e Ferizajt është 50 mijë kilogram, ndërsa në të tri komunat heq rreth 100 tonelata mbetrurinë në ditë.
Përndryshe, operativa e KRM ”Pastërtia” bën të ditur se në vend të një turni gjatë ditës, në qytetin e Ferizajt operon edhe me 5 turne shtesë për të mbajtur një ambient sa më të pastër, mirëpo përshkak të mos respektimit të orarit nga qytetarë të pandërgjegjshëm, ka raste kur krijohen mbeturina në mes të këtyre turneve.
Përveç mosrespektimit të orarit, problem tjetër mbetet edhe hudhja e mbeturinave pavend apo madje edhe atëher kur kontejnerët janë të zbrazur, ka qytetarë që I lënë anash tyre.
Përndryshe për këto dy dukuri negative “Pastërtia”, disa herë e ka ngritur zërin dhe ka kërkuar ndihmën e Inspektorarit Komunal për Mjedis dhe Policisë së Kosovës, të cilat edhe janë autoritete të cilat kanë kompetencë për ndërmarrjen e masave.