KFW gjermane interesohet për ecurinë e KRM “Pastërtia” në garën për mjedis të pastër

KFW gjermane interesohet për ecurinë e KRM “Pastërtia” në garën për mjedis të pastër

 

Një delegacion i, Bankës së Qeverisë Gjermane për Zhvillim – KFW, takoi sot menagjmentin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastërtia”, në Ferizaj, me çrast u informuan për performancën dhe angazhimet për projektin “Gara e Kosovës për ambient të pastër”.

IMG_0031

Udhëheqësit e kompanisë “Pastërtia”, Arben Hetemi drejtor I financave dhe Agim Rexhepi menaxher I operativës informuan në detaje gjermanët , për gjendjen në kompani dhe punët operative në terren që kryhen në të trija komunat që I mbulon “Pastërtia”.

 

IMG_0032

Sipas Hetemit, të kompania me seriozitet e përkushtim të madhë është duke u angazhuar, që tëplotësoje të gjitha kritetet e garës që kërkohen nga kompania, për të dalë më të mirët.

Ndërkaq menaxheri Rexhepi, derisa I numëroi punët operative ai gjithashtu ceku edhe peripecitë me të cilat po ballafaqohet kompania “Pastërtia”.

Gjermanët të cilët u prezantuan si vëzhgues të realizimit të projektit, thanë se përveç çmimit të premtuar nga GiZ-i gjerman edhe Bankës së Qeverisë Gjermane për Zhvillim, do të shpërblejë më të mirët. Sipas Elke Dullenkopf, ky delegacion ka vizituar të gjitha kompanitë rajonale të Kosovës, me qëllim që të mbledh informacone se ku kanë mbërri me përmbushjen e kritereve të caktuara për projektin “Gara e Kosovës për ambient të pastër”.