Janë ulur shpenzimet ditore në tremujorin e kaluar

Janë ulur shpenzimet ditore në tremujorin e kaluar

Në mbledhjen e 7-të të bordit të drejtorëve të KRM “Pastërtia”, Kryeshefi ekzekutiv në raportin e punës  tremujore, paraqiti të dhëna që dëshmuan se janë ulur shpenzimet ditore.

 

Bordi I drejtorëve të kompanisë regjionale për mbeturina “Pastërtia”, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të shtatën me radhë, në të cilën ndër të tjerat u diskua për raportin e auditorit të brendshëm dhe raportin e punës për tremujorin e kaluar.

Kryesuesi I bordit të drejtorëve, Ilmi  Statovci gjatë takimit, kërkoi llogari për mbarvajtjen e punës në kompani, gjegjësisht për tremujorin e kaluar. Ndërkaq përgjigje për punët dhe format e funksionimit për periudhën e lartcekur  foli menagjeri i operatives, Agim Rexhepi.

Statovci por edhe anëtarët e tjerë u dakorduan se është e rëndësishme që zyrtarët e terrenit të paraqesin raport javor  me shkrim tek përgjegjësi i njësisë. Meqë sipas tyre një raport I tillë nga zyrtarët e terrenit do të shtonte efikasitetin e punëve  të kompanisë në Ferizaj, por edhe në dy njësitë vartëse, në Kaçanik dhe Shtime.

 

Ndërkaq, kur u diskutua edhe për ecurinë financiare për tremujorin e kaluar, me çrast doli në pah se kompania ka ulur shpenzimet ditore krahasuar me tremujorin e periudhës së njejtë në vitin paraprapak. Bordi u nda i kënaqur me raportimin e zyrtarit financiar, Arben Hetemi, veçanarisht me raportimet e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, Dugagjin Etemi, për uljet e shpenzimeve, si dhe shlyerjen e borxheve që nuk janë aktive.

 

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe kërkesa e kryesuesit të bordit të drejtorëve, Ilmi Statovci, për përgatitjen  kontejnerëve e më vonë vendosjen në disa lagje, që gjatë sezonit të dimrit, qytetarët të grumbullojnë hirin e lëndëve djegëse të ngrohje.

Mirëpo një gjë e tillë nuk u pa e arsyeshme nga menagjeri i operativës së kompanisë në Ferizaj, pasi sipas tijë, kjo do t’I shtonte koston kompanisë në grumbullimin e mbeturinave,  pasi qytetarët nuk do të klasifionin mbeturinat por do t’I shfrytëzonin të njejtit kontejner.