Ndonjë Pyetje ? info@pastertia.com
+383 (0) 290 325 025

KONKURS

Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM”Pastërtia”Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.30.2021, bazuar në Nenin 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087 dhe Nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenin 22 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike nr.06/L-021, nenin 15 të Statutit të Kompanisë, merr vendim të shpallë:
KONKURS

Numri i referencës së pozitës së punës: 5411 /21
Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
Raportimi: Komisionit për Auditim të Brendshëm në KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre (3) vjeçar.
Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj.
Vendi i Punës: KRM ”Pastërtia” Sh.A. Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësit
• Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm.
• Auditimi i planeve të investimeve dhe financave të kompanisë, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor.
• Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.
• Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi objektiv i burimeve të kompanisë, dhënja e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhmentin e kompanisë.
• Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe Komisionit për Auditimi të Brendshëm ti jep çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
• Verifikimin e rregullt të përshtatshmërisë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë që librat dhe dokumentacioni i kompanisë duke përfshirë dokumentacionin financiar të mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit, ligjin dhe që projekt-deklaratat vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt.
• Raportimi i rregullt para Komisionit për Auditimi të Brendshëm dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ky Komision.
• Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.
Kualifikimi dhe Aftësitë
• Diplomë Universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet
• Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave.
• Të jetë Auditor i licencuar ose Kontabilist i Licencuar.
• Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuara në menaxhim financiar.
• Aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
• Njohës i mirë i punës me kompjuter.
Procedura e Aplikimit
• Aplikacioni për punë – Kërkesa.
• Biografia CV –ja dhe Letërnjoftimi fotokopje.
• Letërmotivimi.
• Diploma e Fakultetiti (e noterizuar)
• Çertifikata e Auditorit të licencuar apo e Kontabilistit të licencuar.
• Dëshmi mbi përvojën e punës si dhe dëshmi tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
• Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga ana e gjykatës kompetente).

• Kërkesa për punësim (Formulari merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A Ferizaj).
• Deklarata nën betim (Formulari merret në zyret e KRM “Pastërtia” Sh.A Ferizaj).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetë duke filluar nga data 29.10.2021 deri më 12.11.2021, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administratës të KRM”Pastërtia”Sh.A. Rr.”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj prej orë 09:00 – 16:00. Tel. për kontakt 0290/325-025, 044/127-242 KRM”Pastërtia”Sh.A. Ferizaj

Comments are closed.