Njoftim për kryerjen e obligimeve

Njoftim për kryerjen e obligimeve

Klient të nderuar, KRM “Pastërtia” ju nofton se pagesat për shërbimet tona, mund t’i bëni përmes pikave të “WESTERN UNION”, ose edhe në pikat e arkëtimit siç janë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Naim Beka”, në rrugën Vëllezit Gërvalla”, si dhe në zyrat e objektit të kompanisë, në rrugën “Enver Topalli”.

Ky njoftim bëhet, pasi gjatë ditëve të fundit, ka pasur klient të cilët janë paraqitur në zyrat tona për ta bërë pagesën e faturës dhe shlyerjen e borxheve që kanë ndaj KRM “Pastërtia”.