Bordi I Drejtorëve I Krm”Pastertia”SH.A mbajti mledhjen e rregulltë me datën 31.10.2014 në të cilën u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1.Hapja e mbledhjes
2.Mungesat dhe arsyet e anëtarve të Bordit të Drejtorëve
3.Aprovimi i proçesverbalit nga mbledhjet e kaluara
4.Shqyrtimi dhe aprovimi i Statutit të kompanisë me ndryshime dhe plotësime
5.Shqyrtimi dhe aprovimi i Organogramit të Ri të kompanisë
6.Shqyrtimi dhe aprovimi në parim i Planit të Biznesit të kompanisë për vitin 2015
7.Informatë e përgjithshme e Kryeshefit Ekzekutiv të KRM”Pastërtia”sh.a.
8.Të ndryshme
Mbledhja u hap nga Kryesuesi z.Ilmi Statovci ,në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë antarët e Bordit të cilët e miratuan pa kundërshtime procesverbalin e mledhjes së kaluar.
Statuti I Ri u miratua nga të pranishmit dhe u bënë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme kryesisht te perbërja e Bordit në pajtim me Ligjet në fuqi .
Organogrami I ri I kompanisë u miratua dhe u bëne ndryshimet e parapara .Në të përfshihen shuarja e disa vendeve të punës si dhe shtimi I disa të tjerave .
Biznes-Plani I kompanisë për vitin 2015/17 u shqyrtua dhe miratua në tërësi.
Kryeshefi Ekzekutiv informoi të pranishmit për paisjen e kompanisë me një kamion të ri për kontinjerët nëntoksor dhe një autofshisë të mundësuara nga Grandi Qeveritar.Kompania ka bërë shpalljen e ankandit public për shitjen e automjeteve jashtë përdorimit dhe kontinjerëve të amortizuar .Ndërsa sa I përket auditimit të jashtëm raporti do jetë I gatshëm në ditët e ardhëshme.Pritet së shpejti të bëhet aktivizimi I kompanisë “Garko “ kompani e riciklimit në fshatin Gurëz.
Janë bërë pregaditjet e mekanizmit adekuat për kryerjen e shërbimeve dimërore si dhe kompania është paisur me rërë dhe kripë industriale.
Vështrirësitë në të cilat po has kompania janë riparimet dhe mirëmbajtja e automjeteve, të cilat po shkaktojnë shpenzime dhe probleme në shërbime.
Inkasimi për muajin Shtator/2014 është 62% ku anagazhimi I inspektorit komunal për biznese dha rezulatet e pritura.
Riciklimi I xhamave në burim po mendohet si një mundësi për një marrevshje me pronarët e restauranteve.
Stafi I kompanisë po punon në hartimin e akteve të brenshme normative të cilat janë:
-Rregullorja për marëdhënie të punes
-Rregullorja e përgjithëshme disiplinore dhe materiale e punëtorit
-Rregullorja për konsumator
Kryeshefi në fund theksoi se pritet që së shpejti të bëhet rrënimi I objekteve të vjetra të cilat janë të pashfrytëzueshme , dhe asfaltimi I oborrit të kompanisë .