Kryetari Aliu: FALEMINDERIT, HERONJVE TË ÇDODITSHËM TË PASTËRTISË SË QYTETIT!

Kryetari Aliu: FALEMINDERIT, HERONJVE TË ÇDODITSHËM TË PASTËRTISË SË QYTETIT!

Gjatë ditës së sotme, KRM “Pastërtia” është vizituar nga i par ii komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Kryetari Aliu, gjatë vizitës së tijë në kompaninë tonë, shprehu mirënjohjen e tij për punën e gjithë atyre që u angazhuan për mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit në kohë pandemie. Gjatë falënderimit kryetari i komunës tha: “Ata që punuan në këtë kohë të vështirë, janë heronjtë e përditshëm të pastërtisë, kujdesit ndaj ambientit, rrjedhimisht shëndetit të qytetarëve, andaj nga çdo nivel i shtetit, këto ndërmarrje, meritojnë respekt e mbështetje të pafundme.” Vlenë të theksohet se përkundër kushteve të vështira, punëtorët e tri njësive operative të KRM “Pastërtia”, si Ferizaj, Kaçanik e Shtime, nuk e ndalën punën në asnjë moment për gjatë gjithë rrezikshmërisë për shërndtin publik, që ende vazhdon të jetë kërcënim.