REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO
Kompania Regjionale e Mbeturinave/ Regional ëaste Company/ Regionalna Kompanija za Uklanjanja Otpada
KRM ”PASTËRTIA”SH.A.- FERIZAJ
Rr. “Enver Topalli” Nr. 47 Tel. 0290/325-025
Kryeshefi Ekzekutiv i KRM”Pastërtia”Sh.A. Ferizaj në bazë të Statutit të Kompanisë Neni 16, Ligjit të Punës nr.03/L-212 Neni 8 dhe 10 pika 2.2 shpallë:
K O N K U R S
Për vende të punës:
- Një(1) Zyrtar për Klientë
- Një (1) Inkasant
- Gjashtë (6) Punëtorë Fizik
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesën për punësim
- Çertifikatën e lindjes
- Dëshmin e kualifikimit shkollor
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime
Përshkrimi i vendit të punës dhe përvoja e punës:
Zyrtar për Klientë:Harton planin dhe programin e punës mbi aktivitete në arritjen maksimale të shkallës së inkasimit dhe rexhistrimit të çdo konsumatori Përgjigjet në ankesat e klientëve me shkrim (Aktvendim, Njoftim) dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e kërkesave sipas vërejtjeve lidhur me kualitetin e shërbimeve. Përgaditë kontratat me konsumatorët dhe mban evidencën e tyre me të gjitha elementet e nevojshme. Kujdeset për zbatimin e Kartës së konsumatorëve dhe bashkëpunon në funksion të inkasimit sa ma të lartë, i raporton Sekretarit për të gjitha qështjet relevante financiare nga zyra për klientë në bazë të raportit mujor, mbi ndryshimet financiare dhe harmonizimin e kontratave për shërbimet me tarifatë në fuqi.
Kualifikimi: Fakulteti Juridik, Ekonomik, Administratë Publike.
Përvoja e punës: Së paku tri (3) vite përvoj pune.
Inkasant: Bënë inkasimin e mjeteve në bazë të faturave me të cilat ngarkohet materialisht, bënë regjistrimin me kohë të klientëve të ri dhe të paregjistruar dhe përcjell ndryshimet apo ndërrimet e lokacioneve të klientëve dhe ndryshimet tjera të nevojshme në sektorin e amvisëris respektivisht komercial duke e nojftuar shërbimin e faturimit.
Kualifikimi: Shkolla e mesme.
Punëtor Fizik: Kryen të gjitha punët në mbledhjen dhe ngarkimin e mbeturinave, është përgjegjës për përdorimin e kujdesshëm të kantonierëve, zbrazjen e tyre dhe pastrimin e lokacionit rreth tyre, respekton orarin e punës pastron rrugët, trotuarët dhe sipërfaqet tjera, bënë zbrazjen e shportave, në sezonën e dimrit bënë pastrimin e rrugëve nga bora dhe akulli, shpërndarjen e kripës.
Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim.
Lartësia e pagës përcaktohet në harmoni me poltikat e kompanisë, kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë aplikacionin në ndërtesën e Kmpanisë Rr.”Enver Topalli” nr.47 Ferizaj.
Dokumentacioni i pa kompletuar nuk do të konsiderohet i vlefshëm. Në test me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë pas vlersimit të dokumenteve të paraqitura nga komisioni përkatës.
Kontakti tel. 0290/ 325-025
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data e publikimit më 12.09.2017 gjer më datën 26.09.2017 ora 16:00 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
KRM”Pastërtia”Sh.a.Ferizaj