Kompania Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë borxhe për shërbmin e mbeturinave, të fillojnë t’i shlyejnë sa më parë ato. Ligji mbi fjaljen e borxheve Nr.05/L-043, ua mundëson faljen e borxhit deri më dt. 31.12.2008. Qytetarët obligohen që pjesën e mbetur ta paguajnë ose ta riprogramojnë në mënyrë që të përfitojnë nga ky ligj.
Vërejtje: Afati për riprogramimin e borxhit dhe përfitimin nag falja e tij, vlenë vetëm deri më 02.10.2016, në të kundërtën borxhi do të mbetet si total.
Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!
KRM “Pastërtia”, ShA, Ferizaj