Eksperti gjerman Hofbrückl interesohet per zhvillimet ne KRM “Pastërtia”

Eksperti gjerman Hofbrückl interesohet per zhvillimet ne KRM “Pastërtia”

 

Kryeshefi ekzekutiv dhe bordi I drejtorëve të kompanisë regjionale “Pastërtia”, u takuan sot me Kristian Hofbrückl, ekspert i angazhuar nga GiZ gjerman, në projektin “Gara e Kosovës për mjedis të pastër”. Temë diskutimi në këtë takim ishte, ballafaqimi i kompanisë me vështirësitë e ndryshme që po I paraqiten asaj gjatë punëve operative në terren.  Eksperti gjerman I cili është duke e përcjellur nga afër garën e projektit, nga i cili priten përfitime milionëshe, u interesua  për angazhimet e KRM “Pastërtia” edhe në garën për  mjedis të pastër e cila po zhvillohet edhe 15 komuna të tjera.

 

Projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër” do të përfshijë katër regjione me 16 komuna të Republikës së Kosovës. Kjo është një garë përmes së cilës, nëse komuna i arrinë objektivat e perfomancës, fiton grant. Projekti në fajlë ofron grante në vlerë prej 3.4 milion euro, që financohet nga qeveria gjermane, ndërsa partner është edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa GiZ-i gjerman është zbatues i projektit.