Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.a, gjatë vitit 2015 ka mbajtur gjithsej Njëmbëdhjetë (11) mbledhje: Tetë (8) mbledhje të rregullta, Dy (2) mbledhje të jashtëzakonshme dhe Një (1) mbledhje së bashku me Komisioni i Aksionarëve.
- 01.2015 Mbledhje e jashtëzakonshëme
- 02.2015 Mbledhje e jashtëzakonshëme
- 04.2015 Mbledhje e rregulltë
- 04.2015 Mbledhje e rregulltë me Komisionin Komunal të Aksionarëve
- 05.2015 Mbledhje e rregulltë
- 07.2015 Mbledhje e rregulltë
- 08.2015 Mbledhje e rregulltë
- 09.2015 Mbledhje e rregulltë
- 10.2015 Mbledhje e rregulltë
- 11.2015 Mbledhje e rregulltë
- 12.2015 Mbledhje e rregulltë
Disa nga vendimet më të rëndësishme për vitin 2015 të Bordit të Drejtorëve të KRM”Pastërtia”Sh.a të miratuara gjatë këtij viti.
- Miratimi i Raportit vjetor Janar – Dhjetor 2015
- Miratimi i Planit të Biznesit të KRM ”Pastëtia”sh.a, për periudhën 2015 – 2017
- Miratimi Tremujor i Raportit të punës për vitin 2015
- Vendimi për emërimin e Zyrtarit Kryesor për Financa dhe Thesar
- Vendimi për emërimin e Sekretarit të KRM”Pastërtia”Sh.a.
- Miratimi Gjashtëmujor i Raportit të punës për vitin 2015
- Vendimi i Bordit të Drejtorëve për mbështetjen e punëtorëve të Kompanisë në nevojë (Në rast nevoje, kur punëtorët e Kompanisë kanë ndërhyrje kirurgjike të mbështeten me ndihmë financiare varësisht prej rastit)
- Miratimi Nëntëmujor i Raportit të punës për vitin 2015
- Miratimi i Planit të Biznesit të KRM ”Pastëtia” sh.a për periudhën 2016 – 2018
Mbledhje të rregullta gjatë vitit 2015 kanë mbajtur edhe Komisionet e Bordit të Drejtorëve si: Komisioni i Auditimit të Brendshëm, Komisioni për Zgjerim dhe Hulumtim dhe Komisioni për Zhvillimin e Politikave me Klientë.
Në fund mund të themi që gjatë vitit 2015 ,Bordi i Drejtorëve u angazhua me përkushtim të madh që të arrihen qëllimet e paraqitura në Planin e Biznesit dhe të rritet efikasiteti në punën që po kryejmë ne si Kompani falë angazhimit të punëtorëve të Kompanisë për një ambient më të pastër.