Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më datën 27.02.2015 mbajti mbledhjen e rregulltë. Mbledhja kishte këtë rend dite:

Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më datën 27.02.2015 mbajti mbledhjen e rregulltë. Mbledhja kishte këtë rend dite:

Bordi i Drejtorëve të KRM “Pastërtia” më datën 27.02.2015 mbajti mbledhjen e rregulltë. Mbledhja kishte këtë rend dite: 1.Hapja e mbledhjes 2.Mungesat dhe arsyet e anëtarve të Bordit të Drejtorëve 3.Miratimi i proçesverbalit nga mbledhjet e kaluar 4.Shqyrtimi i Raportit vjetor/2014 5.Raporti i përgjithshëm i Kryeshefit Ekzekutiv 6.Marrja e Vendimit për shpalljen e konkursit për Zyrtar për financa dhe buxhet të KRM”Pastërtia”sh.a Ferizaj 7.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Biznesit të kompanisë /2015-2017 8.Të ndryshme Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan të gjitha pikat e rendit të ditës megjithatë hapsirë më të gjerë kohore i`u dha Kryeshefit Ekzekutiv i cili raportoi para Bordit për gjendjen e kompanisë dhe vështirësitë e saj : Kryeshefi Ekzekutiv raportoi per një varg takimesh që ka pasur me qëllim të përmirësimit të gjendjes së kompanisë si dhe për kërkesën e cila i është e drejtuar MZHE-së për shumën e pashpenzuar të mjeteve nga granti i qeverisë (11.448,68),për marrjen e aktgjykimit nga Gjykata e Apelit për kontestin me KMDK-në,për raportimin i indikatorëve të performancës për shërbimin e mbeturinave për tri komunat,vazhdimin e kontratës me komunën e Ferizajt për shërbimet e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve dhe shesheve,për hartimin e Raportit të Auditorit të Brendshëm dhe marrja e masave pas konstatimeve nga ana e auditorit të brendshëm,për hartimi i Raportit vjetor të punës për vitin 2014, për përgatitja e Pasqyrave Financiare për vitin 2014,arritja e marrëveshjes me komunën e Ferizajt për pagesën e obligimeve ndaj kompanisë sonë pas barazimeve të bëra nga të dyja palët… Ndërsa vështirësitë me të cilat vazhdon të përballet kompania janë: a) Obligimet e mëdha të kompanisë, në veqanti me partnerët kryesor afarist; b) Niveli i pamjaftueshëm i inkasimit; c) Grumbullimi dhe groposja e mbetjeve shtazore; d) Pamundësia e komunës së Ferizajt për të bërë zgjidhje për mbejet shtazore (ndarja e një lokacioni ose dhënja e pëlqimit për një kompani private e cila do të merrej me mbetjet shtazore); e) Makineria e vjetruar dhe defektet të cilat po na përcjellin në vazhdimësi; Mbledhja përfundoi me shpresën se vështirësitë e shumta në të cilat po has kompania do të tejkalohet dhe gjendja e kompanise do të përmirësohet gradualisht.